Report Tv ka zbardhur detaje të reja mbi krimin tragjik që tronditi Tiranën mëngjesin e kësaj të diele, ku djali ka vrarë me çekiç të atin. Report Tv mësoi se pas krimit, autori ka përdorur rrugën dytësore të lagjes dhe ka mbërritur në liqenin e Farkës në orët e vona të mbrëmjes, ku ka hedhur trupin e pajetë të të atit, të cilin e kishte mbështjellë me një thes.

Më pas, ai është kthyer në shtëpinë e tij i qetë për të fshehur gjurmët e këtij krimi makabër. Ndërkohë, pjesëtarët e familjes e kanë pyetur 28-vjeçarin pasi është kthyer në shtëpi, por ai si fillim ka mohuar ngjarjen. Pas një qëndrese të shkurtër, i riu ka treguar gjithçka, duke thënë se shkak i ngjarjes tragjike ishin bërë debatet me babanë.

Nga të dhënat e para, nuk thuhet që autori ka probleme mendore, megjithatë ai pritet t’i nënshtrohet ekspertizës, ndërsa ditët në vijim do të përballet dhe me drejtësinë për masën e arrestit. Ai ka pranuar krimin edhe para efektivëve të policisë. 

d.c./shqiptarja.com