Detaje të reja nga dasma e Arbana Osmanit dhe Eduard Grishajt! Ja sa do të jetë numri i të ftuarve

Detaje të reja nga dasma e Arbana Osmanit dhe Eduard Grishajt! Ja sa do të jetë numri i të ftuarve

Arbana dhe Eduarti

Moderatorja  e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj do të kurorëzojnë së shpejti dashurinë e  tyre me një ceremoni private në Toskana Itali.

Vetëm dy ditë larg nga dasma e çiftit të famshëm, kanë zbuluar të tjera detaje rreth dasmës, të ftuarve dhe këngëtareve që do të performojnë në ceremoninë madhështore në Itali.

Gazetari Gerald Qerimi tha për “Shqipëria Live” se dasma pritet të ketë rreth 120 të ftuar, ndërsa ndër artistët që do të përformojnë nuk do të mungojë Ylli Limani. I cili është këngëtari i preferuar i moderatores.

“Dasma do jetë në Toskana në Itali. Dasma do të jetë shumë private, me 120 të ftuar të konfirmuar. Ndër artistët të cilët do të performojnë janë Ylli Limani, Klajdi Haruni, Flor Mumajesi, Bruno dhe pastaj dhe artistë të tjerë. Ajo çfarë po aludohet është se Arbana të gjithë stafin në Toskanë do e ketë shqiptarë. Ata që do i dizanjojnë fustanin, grimierët…ky është lajmi që ka qarkulluar këto ditë, por që nuk dihet a është i vërtetë”, tha gazetari.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Yjet e muzikës botërore, vajzat e grupit ‘ABBA’ shijojnë pushimet në Sarandë

Yjet e muzikës botërore, vajzat e grupit ‘ABBA’ shijojnë pushimet në Sarandë