'Masakra e Shkodrës me 4 të vrarë, pranga personit që vodhi 'Range Rover-in' e autorëve! Arrestimi u mbajt i fshehtë disa ditë, por s'pranoi të bashkëpunonte

'Masakra e Shkodrës me 4 të vrarë, pranga personit që vodhi 'Range Rover-in' e autorëve! Arrestimi u mbajt i fshehtë disa ditë, por s'pranoi të bashkëpunonte

Masakra e Dobraçit, Shkodër

SHKODËR - Detaje të reja janë zbuluar nga masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 30 tetor.

Burime nga grupi hetimor i thanë Report Tv se dy javë më parë policia ka arrestuar në Shkodër personin që kishte vjedhur makinën tip "Range Rover Sport" në Durrës që u përdor nga autorët e krimit dhe u dogj pas vrasjes.

Arrestimi i tij është mbajtur i fshehtë nga grupi hetimor me pretendimin mund t'i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes.

Autori i vjedhjes së makinës është marrë disa herë në pyetje për të treguar nëse ka djeni për rrethanat e vrasjes në Dobraç, por në asnjë moment ka pranuar të japë deklarime.

Dëshmia e tij, konsiderohet kyçe për policinë e Shkodrës dhe prokurorët e SPAK që po hetojnë çështjen.

Mjeti rezultoi të ishte vjedhur dhe denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti.

Qyteti i Shkodrës u trondit pasditen e 30 tetorit 2024 nga një masakër në zonën e Dobraçit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan nga një makinë drejt makinës, tip Benz S-Class, ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati dhe një person i tretë.
Nga të shtënat makina që drejtohej nga Hamza Lici, 23 vjeç humbi kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonin dy qytetarë të pafajshëm, çifti Flutura dhe Bashkim Basha.

Flutura Basha humbi jetën në vendngjarje. Ndërsa Arlind Bushati humbi jetën, po atë ditë pak orë më pas në spital . Tre ditë më pas vdiq në spital edhe Bashkim Basha. Në makinë me Licin dhe Arlind Bushatin udhëtonte dhe një person i tretë, që dyshohet se është Ibrahim Lici. Ky I fundit ka dalë nga makina i ka dhënë ndihmën e parë viktimave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka ardhur ambulanca.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasapi: 26/11/2024 11:02

    PERDORNI METODAT E PARA VITEVE 1990,,,,TREGON MENJEHERE PASTAJ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë