Detaje të reja nga vrasja e Bledar Birçaj në Vlorë, përveç policit të anti-drogës, në makinë me viktimën edhe një 20-vjeçar! Momenti kur hap derën e pasme të automjetit

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Bledar Birçajt, ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Vlorë, në zonë e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Gazetari i "Report TV", Armand Xhelili tha për "Repolitix" se viktima në makinë ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, të cilët i kanë shpëtuar mrekullisht plumbave. Përveç policit të  antidrogës Granit Deromema, në pjesën e pasmë të automjetit ka qenë edhe një i ri 20-vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Në dëshminë e tij në polici ai ka thënë se nuk mbanë mend asgjë dhe se është i traumatizuar.

Ndërkohë në videon e publikuar dje nga "Report Tv", nga momenti i ekzekutimit, shikohet qartë edhe një lëvizje në derën e pasme të automjetit që hapet, disa sekonda pasi polici i anti-drogës del nga automjeti dhe largohet.  

VIDEO në sekondën e 22

 

Po ashtu një tjetër detaj që del në dritë është  edhe fakti se  në trupin e viktimës është gjendur edhe një armë, tip "Bereta" që ai e kishte me leje dhe që e mbante për vetëmbrojtje.

Më herët gjatë ditës së sotme u publikua edhe dëshmia e policit të anti-drogës, Granit Deromema i cili tha se ishte i trondit dhe se ishte frikësuar se mos plumbat kishin kapur edhe atë.

‘Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska, por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur, mendova se më kapën edhe mua plumbat’, ka thënë ai.

Deri më tani s'ka autorë të arrestuar, ndërsa ekzekutimi u krye nga dy persona, por mendohet të jenë ndihmuar nga të tjerë që i kanë sinjalizuar se Birçaj po vjen.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme në Vlorë ku 40-vjeçari, Bledar Birçaj u vra në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMË” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit.

Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 30 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë. Ndaj edhe pista kryesore e hetimeve është përplasja e bandave për trafik droge në Spanjë.

Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë. Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë në atë kohë prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

Viktima Bledar Birçaj dhe makina ku ndodhej kur i bënë pritë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar