Ekskluzive/ Vrasja e masakrimi i çiftit shqiptar në Itali, ish-e dashura e Taulant Pashos në 'Pa Gjurmë': Vajza e viktimave gënjeu, s'jam personi i fundit që i ka parë

TIRANË- Detaje të tjera nga vrasja makabër e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, në Itali. Pas intervistës ekskluzive që emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV realizoi pasditen e 17 dhjetorit, të një ditë më parë, ku njëra nga vajzat e ciftit Pasho, Vitorja pohoi se personi i fundit që takoi prindërit ishte ish-e dashura e vëllait të vetëm Taulantit, Elona, kjo e fundit e kundërshton. Në një komunikim ekskluziv që moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’ Odeta Dume pati me Elona Kaleshin këtë të premte, përmes messengerit në rrjetin social facebook, përgjigjja e saj ishte se nuk fliste me gazetarë për një çështje kaq delikate, përveçse me avokatin e saj. Sipas saj motrat e Taulantit mund të thonë ç'të duan, pasi edhe ajo vetë ka shumë pyejtje, por jo përgjigje. Ky është reagimi i parë bërë për një media shqiptare, në Report TV nga ish-e dashura e Taulant Pasho, djalit të vetëm të Shpëtim dhe Teuta, eshtrat e të cilëve u hodhën nga autostrada Firence-Pisa-Livorno, pasi u copëtuan në copa dhe u futën në katër valixhe.

Në llogarinë e saj në facebook nga fotot duket se edhe ajo sikundër ish-i dashuri i saj Taulanti ka një preferencë të madhe për qentë, ku ka me dhjetëra imazhe të tyre në galerinë e fotove në llogarinë e saj në facebook, ndërsa e mban të fshehur gjithë kohës imazhin e saj. Duke i hedhur një sy rrjetit të saj social rezulton të ketë qenë aktive në facebook, me postimet e fundit që ka bërë, të cilat mbajnë datën 12 dhjetor të këtij viti.

Policia vendase deklaron se është pothuajse e pamundur për ta rindërtuar ngjarjen pa e përfshirë edhe atë. Elona në atë kohë jetonte me të në shtëpinë e të dyshuarit. Në atë apartament, ajo do të kishte pritur prindërit e të dashurit të saj, të cilit prisnin lirimin e Taulantit nga burgu në 2 nëntor.  Prindërit priteshin për drekë, por nuk u paraqitën asnjëherë. Elona jetoi vetëm në via del Pantano së bashku me qentë e saj të pandarë. Rreth majit 2018, Taulant Pasho  largohet nga banesa, me garazh, në Sollicciano, ku kishte pasur disa probleme me fqinjët për shkak të erërave të këqija shkaktuar nga qentë. Çifti ka tre fëmijë dy vajza, Dorina dhe Viktoria dhe një djalë, Taulanti ky i fundit me precedent penal. Ai u arrestua në moshën 28-vjeçare dhe u burgos në burgun Sollicciano, në zonën ku dhe u gjetën 4 valixhet me trupat e masakruar të prindërve të tij. Sipas mjekëve, trupat e tyre qëndruan në valixhe ndoshta edhe me vite.Tani, pas publikimit të të dhënave të fundit, hetuesit kanë konstatuar se Taulanti, është në Zvicër, ku u arrestua përsëri për vjedhje. Ndoshta, pasi të ketë dëgjuar dy motrat dhe xhaxhain, edhe ai do të ketë disa përgjigje për të dhënë dhe disa pyetje për të shtruar, në lidhje me atë që u ndodhi prindërve të tij.

VIDEO/Emisioni i plote
 

 

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasta el fuego: 18/12/2020 23:24

    Gjynaf i madh tju marresh jeten dy personave ne ket menyr,per mendimin tim hilja asht nga mrena ktu ka shum munsi qe asht nje grabitje e organizume nga dikush nga familjaret e shkume keq per te marr lekt qe flitet qe ky burri kishte pas fitu nga aksidenti perderisa gazetat thon qe gruja asht torturu para se te vritet i bje qe kan dasht te din se ku jan lekt,asht me te vertet nje vrasje makaber qe veq neper filma ndodh.

    Përgjigju
  • Nusja: 18/12/2020 20:10

    Oj nuse trego !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës