ITALI - Prokuroria e Milanos është gati të hedhë sytë te një ndeshje e Serie A gjatë sezonit 2024-25. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Interit dhe Romës, sfida kyçe e kampionatit që u fitua nga Napoli. Momenti që ka ngjallur dyshime në atë përballje ishte ajo që ndodhi në faullin e mundshëm të Ndicka ndaj Bisseck, episod në të cilin sistemi VAR nuk ndërhyri pas një kontrolli të shpejtë.

Sipas ‘La Repubblica’ ai që e këshilloi këtë ishte pikërisht Andrea Gervasoni duke trokitur në xhamin e sallës VAR edhe pse asistenti Piccinini kishte sinjalizuar dyshimet e tij te Di Bello për atë çfarë ndodhi, edhe ky i fundit i ndodhur para monitorit, ndërkohë që në fushë ishte arbitri Fabbri.

Ndërhyrja e të mëdhenjve të AIA (Shoqata e Arbitrave) u sinjalizua në Prokurori nga Domenico Rocca, por edhe nga një ish arbitër tjetër. Që të dy konfirmuan atë çfarë po qarkullon në lidhje me sfidën e 'San Siros'.

E marrim me radhë. Piccinini shfaqi dyshimet e tij rreth kontaktit Ndicka-Bisseck, Gervasoni trokiti në xham dhe më pas Di Bello e bëri asistentin e VAR të heshtë duke i thënë ‘Shih punët e tua’. Diçka që nuk dëgjohet në audion e shfaqura në 'Open VAR'.

Një mister i vërtetë ky që tani edhe Prokuroria kërkon ta zgjidhë. Gjithnjë sipas ‘La Repubblica’, prokurorët e Milanos, i rezervojnë vetes mundësinë për të marrë sa më shpejt të jetë e mundur në zotërim audion dhe videon origjinale të atyre minutave për të kuptuar atë çfarë ndodhi dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e të pranishmëve. Mbetet për t’u kuptuar gjithashtu nëse Gervasoni do të pyetet edhe për këtë episod gjatë seancës së marrjes në pyetje.

Kujtojmë se ditët e fundit futbolli në Itali po përjeton momente jo të mira pas dyshimeve për 'mashtrime sportive' që lidhen me përdorimin e sistemit VAR për disa raste të dyshuara. Dizenjatori i arbitrave, Gianluca Rocchi është nën hetim dhe së bashku me të edhe katër arbitra. Rocchi u vetëpezullua nga posti që mbante.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Prapaskenat e Inter - Verona, arbitrat gati u zunë fizikisht pas episodit Bastoni - Duda

1777462743_alessandrobastoni.JPG

Supervizori i VAR, Gervasoni, sulmoi në dhomën e VAR-it, Nascan për riparjen e munguar të bërrylit të mbrojtësit zikaltër. Për pak sa nuk u përleshën fizikisht, sot janë të dy të akuzuar.

Kuadri i hetimit për arbitrat italianë të futbollit pasurohet ditë pas dite me detaje dhe prapaskena të reja. “La Repubblica” ka zbuluar një prapaskenë që ka të bëjë me gjakrat e ndezura mes supervizorit të VAR-it, Andrea Gervasoni, dhe arbitrit të VAR-it, Luigi Nasca, për episodin e bërrylit të Bastonit ndaj Dudës në Inter-Verona më 6 janar 2024. Një episode që nuk u ripa.

Bastoni godet me bërryl Dudan në aksionin që solli golin vendimtar të Frattesit. Për arbitrin Fabbri nuk ka faull, madje ai shprehet se lojtari i Verona ngrihet, e sheh dhe pastaj shtrihet sërish.Në VAR ishte Nasca dhe ndihmësi i tij Rodolfo Di Vuolo, nuk e thërrasin arbitrin e fushës për ta riparë episodin.

Mbi raportin mes Gervasonit e Nascas, që ka dalë në hetime, “La Repubblica” shkruan: “Mes të dyve ka pasur xixa, duke shkuar gati në përleshje me duar, pas Inter - Verona të 6 janarit 2024 për bërrylin e famshëm të Bastoni, që nuk u sinjalizua nga ai që ishte në VAR, por që duhej të ndëshkohej sipas supervizorit”.

Situata e radhës e tensionit për një botë arbitrale që tani është nën hetim në të gjitha drejtimet.