Detajet/ Vrau prindërit, si e kapi policia ekzekutorin e Dibrës me kallashnikov në dorë

Detajet/ Vrau prindërit, si e kapi policia ekzekutorin e Dibrës me kallashnikov në dorë

Autori i krimit dhe hoteli i prindërve të tij

Teksa është kthyer nga emigracioni në Angli dhe ende pa i mbushur 24 orë në shtëpinë e tij në Dibër, Qemal Sela, ka lëshuar breshëri automatiku mbi nënën e babain e tij, që administronin një hotel në Llixha të Peshkopisë.

Burrë e grua, Flamur Sela 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela 50 vjeçe, janë vrarë nga djali i tyre i vogël 26-vjeçari Qemal Sela, pas një konflikti të ashpër që ata kanë pasur me të birin, për kthimin e shtëpisë së tyre në hotel Llixhe. Qemal Sela, njihet në zonë se vuante nga depresioni ndërkohë së fundmi kishte shfaqur dhe veprime të një vrasësi, duke e reflektuar këtë me veshje, foto dhe statuse në profilin e tij në facebook duke shkuar “Vrasës me pagesëëëë…”.

Nga breshëritë e autmatikut dy prindërit e Qemal Selës kanë mbetur të vdekur në vend, ndërkohë përpjekjet e vllait të madh të familjes,për ti shpëtuar jetën kanë rezultuar të kota. Qemal Sela kishte vetëm 8 orë qëndrim në shtëpi pasi në orën 23:30 të së mërkurës ai kishte mbëritur në banesën e tij, pasi ishte kthyer nga Anglia ku jetonte si emigrant. Dy prindërit dhe djali i tyre i vogël kanë pasur debate të forta gjatë natës, pasi i riu ka mësuar se shtëpia e tyre ishte kthyer në hotel llixhe, gjë të cilën ai e kundërshtonte.

Momenti i arrestimit
Teksa ka vrarë me gjakftohtësi dy prindërit e tij, Qemal Sela është larguar nga banesa e tij, ku nga duart nuk e ka lëshuar automatikun kallashnikov model 56. Ndryshe nga agresiviteti që ka treguar ndaj dy prindërve të tij, ai në përballjen me policinë është treguar fare i qetë. 26-vjeçari Sela largohej i vetëm në këmbë me automatik në dorë, ndërkohë që përpara i ka dalë një patrullë policie, e cila po nxitonte të shkonte në vendin nga ishin dëgjuar krismat e armës.

Sapo kanë parë këtë person të armatosur, policët kanë zbritur nga makina dhe i kanë kërkuar që të dorëzohej. Fatmirësisht 26-vjeçari Sela nuk ka shfaqur asnjë shenjë agresiviteti, por ka lëshuar automatikun në tokë dhe ka qëndruar i qetë, derisa dy efektivët e policisë i kanë vendosur prangat. Ai është shoqëruar në policinë e Peshkopisë, ndërkohë që një grup hetimor e ka intervistuar dhe ka mbledhur prova në vendgjarje.

S’janë prindërit e mi
Gjatë intervistimit të Qemal Selës në polici ky i fundit ka shfaqur momente nervozizmi dhe depresioni.Në kushte të rënda psikologjike ai mësohet se ka mohuar vrasjen. Qemal Sela ka deklaruar se dy personat që ka vrarë nuk ishin prindërit e tij. “…ata që kam vrarë nuk janë prindërit e mi, pasi unë i njoh mirë…”-ka pohuar 26-vjeçari në polici. Nisur nga fakti se ndodhet në kushte të rënda psikologjike, pritet që ai të transportohet për në spitalin psikiatrik në Shkodër.

Ndërkohë të afërmit e tij në Peshkopi theksuan se Qemal Sela kishte qenë i shtruar për 3 muaj në një spital të shëndetit mendor në Britani para se të kthehej nga Anglia. Pas kthimit nga Anglia, ai pati një debat të fortë që kulmoi me vrasjen e prindërve; Flamur Sela 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela 50 vjeçe, banues në Peshkopi. Dëshmitarë nga vendngjarja rrëfyen se i riu ka qëlluar fillimisht të atin dhe te dera e hotelit i ka marrë jetën edhe të ëmës. Ata pohuan se kanë parë tmerr me sy, teksa kanë parë skenën e vrasjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal: 08/06/2018 15:47

    “ndërkohë së fundmi kishte shfaqur dhe veprime të një vrasësi, duke e reflektuar këtë me veshje, foto dhe statuse në profilin e tij në facebook duke shkuar “Vrasës me pagesëëëë…”.” Sa persona i postojne fotot sdo te thote qe eshte vrases.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë