Deti, Meta dëgjesë me deputetët
Kodheli: Pakti s’duhet të dështojë

Deti, Meta dëgjesë me deputetët<br />Kodheli: Pakti s’duhet të dështojë<br /><br>
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një dëgjesë për 90 minuta me deputetët e Komisionit të Politikës së Jashtme në lidhje me çështjen e negociatave me Greqinë. Presidenca njofton se Meta nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe informoi deputetët me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje duke nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet.

Presidenti Meta thekson se vlerëson frymën bashkëpunuese dhe konstruktive, që karakterizoi bashkëbisedimin me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme. Në përfundim të takimit, deputetët e opozitës u shprehën se edhe mazhoranca ra dakord që qëndrimi i Presidentit ishte korrekt.

Pas parashtrimit të Presidentit lidhur me qëndrimin e tij, ramë dakord që të gjithë, që qëndrimi i Presidentit është qëndrim korrekt dhe i përgjigjet përgjegjësisë dhe detyrimit që ka për të qëndruar tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese” deklaroi Paloka. Ndërsa Tritan Shehu tha se çështja duhet të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare.

Ndërkohë që kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli theksoi se marrëveshje është shumë e rëndësishme edhe përsa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. “Ramë dakort dhe ndamë të njëjtin mendim me Presidentin lidhur me nevojën që kjo marrëveshje të mos dështojë, me nevojën dhe meritën që ka vendi ynë për të hapur negociatat me BE. Këta janë elementë të domosdoshëm që e bëjnë këtë marrëveshjen më të rëndësishme të qeverisë shqiptare me atë greke” theksoi Kodheli.

Përsa i përket çështjes së emrave që do të jenë pjesë e grupit negociator, nisur nga debatet e fundit për Kolonel Artur Meçollarin, Kodheli u shpreh se nuk folën konkretisht për emra, por grupit mund t’i bashkohen edhe profesorë edhe ekspertë në rolin e këshilltarëve. Meta vendosi që të priste në Presidencë deputetët pas kërkesës së PD për të mësuar më shumë se çfarë po ndodh në negociatat me Greqinë dhe komunikimin me Bushatin pas debateve për autorizimin për plotfuqinë.

Fillimisht Presidenti pranoi që të shkonte në komision, por më pas ndryshoi qëndrim duke vendosur që të priste deputetët në Presidencë, pasi e kundërta do të përbënte një precedent duke qenë se nuk ka bazë ligjore. Në takim me Presidentin ishin deputetët e PS, PD dhe LSI në komision; Mimi Kodheli, Paloka, Balliu, Tritan Shehu, Kushi, Gjosha, Ndoka, Hysi, Rudina Hajdari, Ervin Bushati, Bushka dhe Gjebrea.

Bushati i kërkoi Metës autorizimin për plotfuqinë, por Presidenca kërkoi dy herë sqarime, e para për grupin negociator dhe në rastin e dytë theksohej se Ministria e Jashtme nuk kishte strategji për bisedimet me Greqinë.

deputet te meta

Deklaratat pas takimit me Presidentin

Edi Paloka
Qëndrimi i Presidentit është korrekt. Pati shqetësime edhe për grupin negociator. Nuk ka arsye për të hequr dyshimet, të ketë një grup më korrekt. Gjithcka deri tani është zhvilluar në mungesë në mungesë të plotë transparence.

paloka

Tritan Shehu
Ishte një takim mjaft i mirë me Presidentin. Na sqaroi për vendimin e tij në lidhje me vendimin e Kushtetuese, ne shprehëm mbështetjen për të transparencë dhe për të respektuar Kushtetutën. Si linja e domosdoshme për t’u ndjekur në marrëdhëniet. Në këtë proces ka shkelje, mungon transparenca, probleme si grupi negociator, apo metodika. Ka ende Por unë shpreha qëndrimin tonë që zgjidhja racionale e kësaj dhe arritja e një marrëveshje të drejtë dhe për stabilitetin dhe evitimi i cdo keqkuptimi është çuarja e kësaj dosje në gjykatën ndërkombëtare në Hagë. Presidenti do të ndjekë procedurat dhe kërkon perfeksionimin e materialeve të sjella nga qeveria, por asnjëherë nuk përjashton edhe mundësinë e kalimit të cështjen në Gjykatën Ndërkombëtare si zgjidhje të pakontestueshme nga të gjitha palët.

Klajda Gjosha
Dëshiroj të falënderoj Presidentin, takimi ishte në kuadër të transparencës dhe ngërçeve që mund të ketë pasur. Ishte takim konstruktiv dhe për t’u vlerësuar dhe admiruar dhe po flitet gjatë për cështjen e detit dhe mosmarrëveshjeve. Doli qartë, që vendimi i Kushtetueses është normë dhe
informacioni që po kërkohet të vendoset në dispozicion. Ne jemi gati që të ndihmojmë që marrëveshja të jetë sa më e drejtë. Greqia është një vend fqinj dhe është në interesin tonë të kemi marrëdhënie të mirë. Zgjidhja e problemeve është detyrë deri në anëtarësimin. Gjykata Ndërkombëtare? Mendoj që duhet të kalojmë të gjitha etapat, Presidenti ishte i qartë kur tha; të zbatohet vendimi i Kushtetueses.

Mimi Kodheli
Padyshim që negociatat duhet të jenë të tilla që të finalizohen në të mirë të shqiptarëve. Ne kemi një eksperiencë negative nga marrëveshja që është hedhur poshtë. Ne kemi dëgjuar me vëmendje cka tha Presidenti. Ndaj të njëjtin opinion me Presidentin, shtyllat e diskutimit ishin; marrëveshja nuk duhet të dështojë dhe të bëhet sa më parë, sepse kështu mund të jemi më të sigurt në rrugën drejt Europës. Grupi i negociatorëve? Nuk u futëm në diskutimin e emrave, ai është prezantuar te Presidenti. Propozimi i Presidentit ishte edhe dakordësia jonë ishte që grupit mund ti atashohen edhe profesorë të së drejtës ndërkombëtarë apo ekspertë, që mund të jenë këshilltarë të mirë për të diskutuar me palën greke. Në takim nuk u futëm në diskutime mes shumicës dhe opozitës, me Presidentin u dakordësuam për shumëçka. Në Hagë shkohet nëse vendet nuk bien dakord për marrëveshje, në këtë rast nuk shikoj arsye.

kodheli

 

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)