Deutche Welle: Facebook, respekt për 'bilbilfryrësit'

Deutche Welle: Facebook, respekt për 'bilbilfryrësit'

Intervista me ish-punonjësen e Facebook Frances Haugen

Facebook kohët e fundit është ngarkuar herë pas here me akuza të reja. Tani është e qartë, se çfarë qendron pas: ish punonjësja Frances Haugen. Ajo meriton respekt nga të gjithë ne, mendon Martin Muno.

Prej javësh zien sërish tek rrjeti më i madh social në botë. Një seri artikujsh në 'Wall Street Journal' tregon për problemet e shumta në kompaninë Facebook.

Rregullat strikte të publikimit për rreth 5,8 milionë posedues të të ashtuquajturave llogari VIP relativizohen. Futbollisti Neymar p.sh. mund të publikonte fotografi nudo të një gruaje, e cila e kishte akuzuar atë për përdhunim. Moderatorët e Facebook-ut nuk u lejuan ta shuajnë këtë postim – vetëm pas ndërhyrjes nga një instancë e lartë ata e ndërmorën këtë hap. Ndërkohë rreth 56 milionë përdorues e patën parë këtë postim.

Depresione prej mediave sociale

Më shumë indinjatë ka shkaktuar artikulli, në të cilin bëhet fjalë për ndikimin e dëmshëm të Instagramit ndaj shëndetit psiqik të të rinjve. Në një studim të brendshëm Facebook arrin në konkluzionin, se tek shumë adoleshentë – kryesisht vajzat – Instagrami rrit pakënaqësinë ndaj trupit të tyre. E kjo shkakton anomali në ushqyerje dhe depresione. Këto njohuri menaxhmenti i Facebook-ut me vetëdije i ka mbajtur të mbyllura.

Facebook veproi ashtu si edhe në rastet e akuzave të tjera: sipërmarrja u mundua ta relativizojë këtë, por nga ana tjetër i pezulloi planet për një version Instagrami për fëmijët nga dhjetë deri në dymbëdhjetë vjeç.

Që nga fundjava është e qartë, se kush qendron pas këtyre zbulimeve: Frances Haugen, një studiuese e të dhënave, e cila ka punuar për Facebook nga viti 2019 deri më 2021. Ajo doli në televizion në SHBA dhe ngriti akuza të forta kundër ish-punëdhënësit të saj. Thelbi i deklaratës së saj është se: Facebook është në ngërçin e konfliktit të interesit „mes asaj që është e mirë për opinionin dhe asaj çfarë është e mirë për Facebook". Koncerni „vazhdimisht ka vendosur për të optimalizuar interesat e veta". Këto akuza ajo i provon me dekoumenta të brendshme. Përfundimi i saj është: "Ky version i Facebook-ut e shkatërron shoqërinë tonë dhe shkakton dhunë në botë."

Një hap i guximshëm

Haugen të martën (06.10) do të deponojë përpara Kongresit në SHBA. Ajo ka kërkuar zyrtarisht për mbrojtje si whistleblower-e, për t'u mbrojtur nga një padi e ish-punëdhënësit të saj.

Se sa i guximshëm është hapi i saj, e tregojnë paralelet me të tjerë whistleblowen: Edward Snowden, i cili nxori në pah përmasat e praktikave devijuese të mbikqyrjes globale nga shëbrimet sekrete duke shkaktuar me këtë aferën NSA, jeton prej vitesh në azil në Rusi. Një familje, që e fshehu atë ndaj autoriteteve të SHBA-së më 2013, përpara pak ditësh fitoi të drejtën e azilit në Kanada.

Në interesin tonë

Po ashtu përpara pak ditësh u bë e njohur, se qeveria e SHBA-së nën presidentin Donald Trump, kishte menduar të vriste themeluesin e platformës whistleblower Wikileaks, Julian Assange. Assange prej më shumë se dy vjetësh jeton në arrest në Britaninë e Madhe dhe rrezikon të ekstradohet në SHBA.

Jo vetëm historia e këtyre njerëzve na tregon, se whistleblower kurrsesi nuk janë tradhëtare egoman apo përdhosës të strehës së tyre. Pa ata nuk do të kishin qenë të mundura as zbulimet e Pandora Papers. Në rast se ashtu si duket me shumë gjasë akuzat e Haugens kanë një bazë faktesh të qëndrueshme, ajo duhet patjetër të mbrohet. Kjo është edhe në interesin e kujtdo prej nesh./ DW

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë