Devoll, 1500 banorë të Vranishtit
bashkejetojne me ujrat e zeza

Devoll, 1500 banorë të Vranishtit<br />bashkejetojne me ujrat e zeza
DEVOLL - Mungesa e kanalizimeve të ujrave të zeza është kthyer në një problem serioz për jetesën e 1500 banorëve të fshatit Vranisht në rrethin e Devollit.
 
Situata paraqitet më problematike në sezonin veror pasi temperaturat e larta e rëndojnë më tepër situatën.
 
Çdo ditë banorët zgjohen me erën e pakëndshme dhe me rrezikun e përhapjes së ndonjë epidemie. Ndërsa bëjnë apel për marjen e masave të menjëhershme nga institucionet përkatëse banorët pohojnë gjithashtu se prej kohësh fshati Vranisht vuan nga mungesa e kanalizimeve të ujrave të zeza.
 
Gjithashtu, shqetësimi i 1500 banorëve mbetet sidomos për fëmijët e tyre pasi ata çdo ditë luajnë  mes erës së pakëndshme dhe kjo përbën një rrezik serioz për shëndetin e tyre. Më tej, shtojnë banorët, edhe pse prej shumë kohësh jetojmë në këtë gjëndje, ende nuk është bërë asgjë nga isntancat përkatëse . 
 
Ndërkohë, i kontaktuar në telefon, kryetari i komunës Progër, Artur Agolli, ka pohuar për “A1 Report!” se është miratuar një projekt për realizimin e kanalizimeve të ujrave të zeza në fshatin Vranisht ndërsa nuk është pranuar të jepet një përgjigje se kur do të fillojë apo detaje të tjera rreth këtij  projekti duke lënë të kuptohet se banorët e Vranishtit iu duhet të “bashkëjetojnë’ mes ujrave të zeza për një kohë të gjatë.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen