DEVOLL - Një tentativë për vrasje ka ndodhur në Devoll, aty ku një konflikt i castit ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Disa të rinj teksa qëndronin në kafenenë e fshatit janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka marrë armën ku ka tentuar që të vrasë një 29-vjeçar për motive të dobëta. Sipas policisë, 32-vjecari Klodjan Karaxhuku ka tentuar të vrasë të riun me inicilaet D.P, nga zona e Tren-it në Devoll.
Të parët që kanë shuar sherrin kanë qenë klientët e lokalit që më pas kanë njoftuar uniformat blu, të cilat sapo kanë mbërritur në vendngjarje kanë bërë të mundur sekuestrimin e armës tip “Kallashnikov”.
Tashmë 32- vjecari është shoqëruar në komisariatin e policisë së Devollit dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave që cuan në këtë ngjarje, përmes ekspertëve të Seksionit për Krimet e Rënda. Ai do përballet me drejtësinë për veprën penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com