Artur Roshi, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat pak ditë më parë pranoi që të merrte mandatin e deputetit nga listat e PD-së. Ai doli kundër vendimit të PD-së, por sot ka surprizuar me deklaratën e tij ku shprehet se mbështet koalicionin opozitar duke e cilësuar si rrugën e duhur.

"PBKD nuk do regjistrohet në Zgjedhje. Partia e Ballit Kombëtar Demokrat duke bërë analizën e situatës politike parazgjedhore gjykon se vazhdimësia e saj në koalicionin Opozitar është rruga e duhur për zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit 2019.

Në frymën e Koalicionit Zgjedhor Opozitar vendosi të mos regjistrohet në zgjedhje. Mbështesim shtyrjen e zgjedhjeve deri në përfundim të Kodit Zgjedhor,dhe realizimin e zgjedhjeve vërtetë të lira,duke çmontuar kontrollin në ortakërinë politike bipolare
" deklaroi ai.

Ndërkohë që Partia e Ballit nuk ishte në listën e partive që firmosën sot në koalicionin opozitar, pasi Roshi pranoi që të bëhej deputet.