PD rrezikon mosregjistrimin në zgjedhje? Haklaj në ‘Repolitix’: Presion i Celibashit! Roshi: Do ishte fatale, ky skenar do i interesonte vetëm Ramës

Lufta mes Partisë Demokratike në gjykatë mund të rrezikojë regjistrimin e saj në zgjedhjet vendore. Paralajmërimi është bërë disa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili edhe në një intervistë për Report Tv tha se konflikti gjyqësor s'duhet të sjellë mos regjistrimin e PD në zgjedhje. Por për ish-deputetin demokrat Azgan Haklaj Celibashi po bën presion.

Në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, Hkalaj thotë se PD nuk rrezikon fare mosregjistrimin, sipas tij për KQZ është shumë e lehtë. Të vendosë sipas dokumentacionit dhe i takon grupit të Alibeajt të regjistrohet pasi ende vulën e ka ky grup.

“Nuk e shoh aspak rrezik regjistrimin e PD-së se ka vetëm një PD, kryetar është Basha, ushtrues detyre Alibeaj, sekretar i përgjithshëm Bardhi. Paratë për zgjedhjet i delegohen Bardhit që është administratori i PD. Cilido të jetë vendimi i 3 marsit nuk e rrëzon dot PD zyrtare. Nëse kthehet në shkallë të parë, kryetari i PD është Basha. Celibashi po bën presion dhe se bën dot presionin, të këqyrë dokumentet, cila parti i plotëson kushtet dhe regjistron partinë që i ka dokumente të vulosura me vulën zyrtare të PD dhe i ka Alibeaj”, tha Haklaj në Repolitix.

Për ish-deputetin Artur Roshi, moregjistrimi i PD-së në zgjedhje do ishte diçka fatale dhe sipas tij është një skenar që do i interesonte Edi Ramës.

“Faktori tjetër politik është, Berisha është i interesuar që të garojë. Supozojmë që nuk regjistrohet. Mund të mos fitojë zgjedhjet në tërësi, do tregojë që ka dominancë, opozitë konkurruese me çdo lloj mjeti. Fatale për mua. Unë them që është skenar i Ramës. I intereson të thotë se vendos gjykata s’di asgjë, por është presion i Ramës”, u shpreh Roshi.

Sipas avokatit Përparim Çaça, nëse më 3 mars Apeli vendos që ta kthejë çështjen në shkallën e parë rrezikon që asnjëra nga palët të mos regjistrohen në këto zgjedhje.

“Gjykata lë në fuqi vendimin e shkalës së parë, kjo zgjidh problemin, PD regjistrohet me vulën e Berishës. Një vendimmarrje tjetër, ndoshta jo më 3 mars. Nëse çështja do kthehet përsëri në shkallë të parë, në këto kushte PD, të dyja pjesët, e ka të pamundur që të regjistrohet. Vetëm nëse partinë por edhe kandidatët i firmos Basha. Do ishte një non sens politik, por edh enjë vetëvrasje e tij vetëm për këtë element që të firmosë kandidatët”, tha Çaça.

“Në 3 mars çështja ose do fillojë një hetim i thelluar ose do kthehet mbrapa. Do jemi në kushtet zero, me status të dy partive, ku ligjërish partia  e Bashës ka vulën. Mundet që pala e avokatëve të Berishës të prodhojë një konflikt për të mos lejuar dhënien dhe gjykata nuk e lëshon, por më duket një absurditet. Në të gjitha rastet dokumenti është i regjistruar. Vendimi që ka marrë Zhukri është jo vendim fillestar regjistrimi, por ndërtohet mbi një ngrehinë që ekziston”, tha Arben Meçe.

Data 3 mars do të jetë ‘beteja’ përfundimtare mes dy kampeve brenda Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit do të vendosë se kush do ta drejtojë partinë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj, më këtë të fundit që ka aktualisht edhe vulën e partisë. Duhet theksuar se  Apeli ka vendosur që të shqyrtojë ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, 3 ditë para regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore. Prandaj është shumë i rëndësishëm, pasi kështu do të mësohet edhe fati i Sali Berishës në zgjedhjet e 14 majit se si do të regjistrohet në zgjedhje në një kohë kur i ka zyrtarizuar kandidatët në të gjitha Bashkitë e vendit. Nga ana tjetër Berisha ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë kombëtare në po të njëjtën ditë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 22/02/2023 10:10

    Neqoftese do isha une,ia lija berishes. Pd shkonte ne origjinen e vet,dhe si e tjlle do perjashtohej si parti legale,nuk do egzistonte me. Do krijohej nje grupim tjeter opozitar me nje tjeter emer,sepse idete skane nevoje per emrin,fitojne edhe sikur te quhen QEPE,DOMATE,FASULE partite

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 22/02/2023 09:28

    Vetem arberor nuk je ,meso te flasesh dhe te kuptosh pastaj shkruaj komente o dru me pre .ky Haklaj haron per lulin vjedhjen e rruges ,21 janarin ,shitjen e detit , lobimin me rublat ruse dhe betonizimin e godines se pd ,shkaterrimin gjat protestave .lulushi nuk eshte politikan ,eshte nje qylaxhi si u be me 5 vila ne shqiperi dhe nje ne Hollande ? A po harova ka grua vajzen e nje hajtuti te pareve te shqiptarve ne firmat piramidale lulush je nje deshtak çfar ju bere ne perkthimet e Dikut UÇK ?gjasms je dhe nip kosove .ti je nje genjeshtar ,humbes serial se populli te njeh dhe nuk ta jep voten ,ohajdut ,kriminel

    Përgjigju
  • Arbërori: 22/02/2023 03:04

    O Shqiptarë kështu ka vendos serborusia kurse urdhërat i zbaton Edvin shkjau shqipfolës…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut