Sfidat e licensimit të medias në epokën digjitale, dezinformimi, edukimi mediatik i publikut në formën e aftësisë kritike për të kuptuar dhe për t’u përfshirë në mënyrë të përgjegjshme në media, kanë qenë disa nga temat e trajtuara në forumin vjetor të enteve rregullatore të vendeve të Detit të Zi, BRAF. Në Konferencën e zhvilluar në Antalja të Turqisë, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, ka drejtuar panelin me temë “Dezinformimi dhe edukimi mediatik digjital", organizuar nga Këshilli i Lartë i Radio-Televizionit Turk (RTÜK), me pjesëmarrjen e drejtuesve të enteve rregullatore të Greqisë, Turqisë dhe Serbisë.
“Është e rëndësishme që qytetarët të kenë akses në informacion, por është njësoj e rëndësishme edhe që ata të kenë edukimin e nevojshëm në përdorimin e mediave online, të dinë të dallojnë dhe të përzgjedhin informacionin e saktë nga ai i rremë dhe të kenë aftësinë e duhur analitike e kritike në realitetet komplekse online”, tha Krasniqi.
Kryetarja e AMA-s shtoi dhe rëndësinë që ka edukimi mediatik i publikut dhe për këtë qëllim tha se gjatë dy viteve të fundit, AMA ka zhvilluar një sërë aktivitetesh me aktorët që operojnë në treg dhe target-grupe të caktuara të popullsisë.
“Autoritetet rregullatore të medias, si AMA, po përshtaten me detyrat dhe përgjegjësitë e reja dhe po zhvillojnë qasje të reja për rregullimin ligjor për ofruesit e shërbimeve mediatike në treg”
Krasniqi i ka njohur të pranishmit edhe me ndryshimet e bëra, në maj të këtij viti, në ligjin “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
Teksa nuk la pa përmendur edhe evidentimin aktiv në treg të kompanive ofruese të shërbimit të internetit, rrugët e reja të komunikimit nëpërmjet rrjeteve sociale apo platformat e shpërndarjes së videove, ku përdoruesi është edhe prodhues i produktit që shpërndan.
B.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.9%
-
Jo
63.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 578
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sfida 'Supermen' në Tik Tok që po rrezikon jetën e fëmijëve! Në Rumani 20 përfunduan në spital brenda 1 dite! AMA apel prindërve e adoleshentëve
4 Dhjetor 2024, 11:18
-
Memorandum Pune mes Shqipërisë dhe Portugalisë në fushën audiovizive
23 Nëntor 2024, 10:49
-
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, reagon dhe AMA: Mediat të shmangin identifikimet e fëmijëve apo intervistimin e tyre me detyrim dhe pa leje! Po ju vëzhgojmë, ja 6 kriteret
20 Nëntor 2024, 17:05
-
Bashkëpunimi AMA-TikTok, fshihen qindra video me përmbajtje problematike
11 Tetor 2024, 16:48
-
Shqipëri - Poloni bashkëpunim për edukimin mediatik: Propaganda dhe dezinformimi rus përbëjnë kërcënim serioz
11 Shtator 2024, 18:58
-
AMA marrëveshje me ‘Tik-Tok’ për videot abuzuese, bllokohen 36 prej tyre
4 Shtator 2024, 17:37
-
Krasniqi publikon bilancin e AMA për TikTok: Në 5 ditë u bllokuan qindra video pirate dhe me përmbajtje të dëmshme
30 Gusht 2024, 14:41
-
AMA bashkëpunim me TikTok! Krasniqi: Raportoni përmbajtjet e dëmshme
22 Gusht 2024, 13:07
-
Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet
7 Gusht 2024, 12:32
-
Armela Krasniqi zgjidhet nën/Kryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, mund kandidaten e Britanisë së Madhe
7 Qershor 2024, 10:10
-
Televizionet abuzuan me reklamat e fshehta, raporti i AMA për 2023! Krasniqi raporton te 'Media': Shumë ankesa për shkelje të të drejtave
27 Maj 2024, 13:37
-
Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok
26 Prill 2024, 10:15
AMA është një më me Entin rregullator të serbis, mjerim
Përgjigju