Dha dorëheqjen/ Lleshaj: I lumtur të provoj përpara çdo shqiptari se nuk jam si autorët e masakrave të 2011! Ndaj dhimbjen si prind e njeri me familjen e Klodjanit

Dha dorëheqjen/ Lleshaj: I lumtur të provoj përpara çdo shqiptari se nuk jam si autorët e masakrave të 2011! Ndaj dhimbjen si prind e njeri me familjen e Klodjanit

Me një postim të gjatë në facebook, Sandër Lleshaj ka folur për herë të parë për arsyet mbi të cilat ai dha dorëheqjen. Lleshaj shkruan se nuk ka dashur në asnjë çast që sjellja e tij në krye të Ministrisë së Brendshme t’i ngjajë asaj të shumë të tjerëve dhe sidomos të autorëve të masakrave të 1997-ës, të 1998-ës dhe veçanërisht të 2011-ës. Lleshaj shprehet se ndihet i lumtur që arriti të provonte përpara çdo shqiptari se nuk ishte si ata dhe se vendimi për dorëheqjen e tij vjen si njeri e si prind që ndan modestish dhimbjen me prindërit e fëmijët e familjes së Klodian Rashës.

Lleshaj thotë ndër të tjera se  asnjëherë nuk lejoi përdorimin e armëve në protestat politike, asnjëherë nuk mori në mbrojte ndonjë polic apo person tjetër që shkeli ligjin.

"Edhe sot jam përballë dilemës së fillimit, por në një kuptim tjetër. Nëse në fillim e pranova këtë post për të mos treguar dobësi, sot, në rrethanat e krijuara, dobësi do të ishte ngulmimi për të qëndruar",  tha Lleshaj.

Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë tha live se Sandër Lleshaj i kishte dhënë dorëheqjen duke thënë se ndihet shumë krenar për sensin e përgjegjësisë qytetare të tij.

Deklaratë e Ministrit të Brendshëm Sander Lleshaj

Edhe pse në jetën time kam pasur shumë detyra të rëndësishme shtetërore, kurrë nuk kam luftuar apo bërë përpjekje të posaçme për të marrë ndonjërën prej tyre. Të gjitha kanë ardhur si produkt rrethanash të caktuara, ku unë kam qenë i thirrur.

Kur u thirra nga Edi Rama për të kryer detyrën e ministrit të brendshëm në vitin 2018, isha krejt i vetëdijshëm për atë që më priste. Duhej të ecja në një fushë të minuar herët, që nga dita e krijimit të shtetit shqiptar.

U gjenda përpara dilemës që kishte përjetuar Patër Anton Harapi, kur pranoi të merrte një post të lartë shtetëror në vitin e mbrapshtë 1943. Dilema e prelatit të madh në ato kohë të tmerrshme ishte: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë; ase të tregoj nji dobsí tue u largue.

Edhe unë me ndërgjegje të plotë vendosa të “baj nji marri”, sepse nuk mund të tregoja dobësi.

Isha i qartë se e gjithë përpjekja ime do të ishte vetëm në funksion të konsolidimit të shtetit shqiptar, dhe se pikërisht për këtë arsye, do të isha në shënjestrën e atyre që shtetin shqiptar e luftojnë sistematikisht që nga dita e krijimit të tij. Në se nuk i njihni, mundohuni të kujtoni ata që vënë zjarr mbi institucionet e Shqipërisë, vrasin dhe plagosin policët e saj, që e vjedhin, e shajnë dhe e shëmtojnë pa mëshirë atë.

Nuk kam pasur për asnjë çast iluzionin se unë do ta ndryshoj ministrinë apo Shqipërinë. Megjithatë jam përpjekur me të gjitha energjitë e mia për të lënë një gjurmë normaliteti në ushtrimin e detyrës.

Pas dy vjetësh, deklaroj me përgjegjësi të lartë se Shqipëria është një vend më i sigurt, me më pak vrasje, më pak banda, më pak kanabis, më pak aksidente dhe me më pak krim se kurrë më parë në historinë e 30 vjetëve të fundit. Kjo tablo nuk është meritë e imja, por e qytetarëve shqiptarë, e policëve shqiptarë dhe e gjithë atyre që punojnë përditë për Shqipërinë.

Në të njëjtën kohë, ata që historikisht e kanë vrarë, djegur, vjedhur, dhunuar, turpëruar dhe shëmtuar Shqipërinë, po përpiqen sot që të gjejnë një pretekst për të nisur një sulm të ri kundër vendit, në vijim të përpjekjeve për ta mbajtur atë në gjendje amullie dhe larg trungut amë europian.

Të aftë për të mos pasur turp as márre përpara asgjëje, ata po përpiqen të përdhosin një mort të dhimbshëm të një djali të ri, të vrarë padrejtësisht nga një punonjës policie që është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, për të sulmuar barbarisht policët e tjerë të Shqipërisë dhe institucionet e shtetit tonë.

Ministria e Brendshme është pozicionuar menjëherë drejt, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e punonjësit të policisë që sollën vdekjen e një qytetari, duke bërë kështu një akt elementar përgjegjshmërie, por edhe të pazakontë në historinë e re të vendit.

Qytetarët e Shqipërisë nuk mund të harrojnë kurrë se ata, që sot ngrenë gishtin  për të akuzuar dhe dorën për të goditur, më 21 janar 2011 vranë katër qytetarë, plagosën qindra të tjerë, në një kasaphanë politike barbare në mes të kryeqytetit, dhe e thelluan më tej mynxyrën, duke shkatërruar provat e krimit shtetëror dhe duke refuzuar madje edhe zbatimin e urdhrave të prokurorëve për arrestimin e autorëve, gjë e panjohur në ndonjë vend normal. Nuk mund të harrohen ata që kurrë nuk kërkuan as ndjesë për masakrën që dirigjuan vetë dhe që vijojnë edhe sot që ta quajnë të drejtë këtë turp të madh përpara Zotit, popullit dhe shtetit shqiptar.

Përballë përpjekjes së autorëve të 21 janarit 2011 për të kërkuar sot një pretekst të ri për të mbjellë dhunë mes shqiptarësh bazuar mbi një episod tragjik dhe fatal, si dhe me vetëdijen e plotë se vendi ka nevojë për një model të ndryshëm sjelljeje politike kam vendosur të jap dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë.

Nuk kam dashur në asnjë çast që sjellja ime në krye të Ministrisë së Brendshme t’i ngjajë asaj të shumë të tjerëve dhe sidomos asaj të autorëve të masakrave të 1997-ës, të 1998-ës dhe veçanërisht të 2011-ës.

Ndaj jam sot pafundësisht i lumtur që arrita të provoj përpara çdo shqiptari se unë nuk jam si ata. Jo. Nuk jam si ata.

Edhe pse, që nga dita e parë e marrjes së detyrës, më është dashur të përballoj një seri aktesh të dhunës histerike apo të angazhohem për policë të plagosur në detyrë nga verbëria e dhunës antishtet, asnjëherë nuk u ngjita gjatë protestave tek snajperët në tarracën e Kryeministrisë, siç bënin pa turp autorët e 21 janarit, asnjëherë nuk lejova përdorimin e armëve në protestat politike, asnjëherë nuk mora në mbrojte ndonjë polic apo person tjetër që shkeli ligjin dhe asnjëherë nuk u kërkova të tjerëve ndonjë standard që nuk e zbatoja vetë.

Janë këto arsye që më kanë bindur se TANI ËSHTË MOMENTI për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme, me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri, i qetë për trajtimin e drejtë të ngjarjes dhe krenar për vendosjen e një standardi diametralisht të kundërt me atë të autorëve të 21 janarit 2011.Edhe sot jam përballë dilemës së fillimit, por në një kuptim tjetër. Nëse në fillim e pranova këtë post për të mos treguar dobësi, sot, në rrethanat e krijuara, dobësi do të ishte ngulmimi për të qëndruar.

Përgjatë më shumë se dy vjetëve në krye të Ministrisë së Brendshme, u përpoqa dhe arrita të ndryshoj për mirë shumë gjëra dhe e mbyll misionin tim me rekordet më të mira historike në fushën e rendit dhe të sigurisë publike në 30 vjetët e fundit të historisë së Shqipërisë.

U identifikova me vetëdije me çdo polic të Shqipërisë dhe i mbeta besnik këtij standardi. Edhe sot besoj se tek punonjësit e policisë qytetarët duhet të shohin Ministrin e Brendshëm, për sa kohë ministri pajtohet dhe pranon sjelljet apo qëndrimet e këtyre punonjësve.

Të gjitha gjërat që arrita të bëj në shërbim të konsolidimit të shtetit shqiptar janë hipoteka ime e rëndësishme që më bëjnë sot personalisht të ndihem mirë përpara qytetarëve shqiptarë dhe plot mirënjohje për kontributin e gjithë personelit të strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe atë të bashkëpunëtorët e mi.

Në të njëjtën kohë, u përpoqa dhe arrita që të mos ta ndryshoj veten time. Mbeta ai që isha, me të njëjtën strehë familjare, me të njëjtën familje, me të njëjtët miq. Nuk mora asgjë nga posti, përveç pagës që ishte më e ulët se të ardhurat që kisha përpara se të bëhesha ministër, nuk bleva, nuk shita, nuk ndërtova, nuk......

Të gjitha këto gjëra që nuk bëra janë sot pasuria ime e pafundme që më bën të ndihem i fortë si shkëmb, i pastër si dritë dhe jashtëzakonisht i qetë.

E di fort mirë se shumëkush nuk është dakord sot me këtë vendim. Por megjithatë dëshiroj t’i garantoj ata se vendimi im vjen pikërisht në respekt të tyre dhe aspak si reagim ndaj atyre që e shajnë, shëmtojnë, vjedhin apo e djegin këtë vend.

Vendimi im vjen si njeri e si prind që ndan modestisht dhimbjen me prindërit e femijët e familjes së Klodian Rashës,por edhe si shprehje mirënjohjeje e respekti për ata që më besuan, mbështetën, inkurajuan e që jane fatmirësisht shumica qytetare e Shqipërisë.

Ky akt vjen edhe si shenjë falënderimi për Kryeministrin Edi Rama, i cili besoi tek unë, duke ruajtur përherë një marrëdhënie në radhë të parë shumë njerëzore, pastaj edhe gjithnjë intelektualisht sfiduese dhe profesionalisht krejt të ndershme.

Dhe se fundi, por jo nga rëndësia, kjo është edhe shprehje dashurie, pse jo edhe një urim për Krishtlindjet, ndaj familjes time, asaj shumë të madhes, të madhes dhe të voglës, për të cilët mungova pothuajse krejtësisht për më shumë se dy vjet dhe që, megjithatë, vijuan të më duan e të më mbështesin si gjithmonë fort dhe pa kushte.

ZOTI E BEKOFTĒ SHQIPËRINË!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:18
Rama, Lleshajt: Respekt dhe faleminderit për përkushtimin, punën, burrërinë

Pasi njoftoi përmes një deklarate nga Kryeministra dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Kryeministri Rama ka shpërndarë edhe mesazhin e këtij të fundit për të gjithë shqiptarët.

Rama shkruan "Respekt dhe faleminderit për përkushtimin, punën, burrërinë dhe vërtetësinë e të treja këtyre i dashur Sandër".

 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Macukulli.: 11/12/2020 11:41

    Sander Lleshaj KY njeri I shkolluar fisnik,besnik ,nje zoteri me figure morale te larte,I qete,I urte,I kompletuar qe I plotesonte te gjitha kriteret si asnje minister I mbrendshem si Sher me sot ikupo pse iku,te gjithe e dime qe iku nga mafia Meta,kryemadhi dhe Basha me ideology dhe strategun helmues dhe shkaterruar te ketij populli per tridhjey vite Sali Berisha.Zoti Sander Lleshi eshte kokelarte per sherbimin qe I beri shqiperise tone te dashur te marre penga nga keto politikane te korruptuar dhe te paftyre qe gjithmone ja kane dale duke badhkepunuar me krimin .Iku Sandri por Mo's harroni SE ishte privilege per Neve si popull qe ne keto kohe luftrash politike qee protein me dhune dhe qe nuk e votuan sepse e dinin mjaft mire kush ishte,idinin aftesine e tije,korrektesinee tije,por iku vete dhe mire beri nje shembull qe asnjeri nuk e DHA gjer me sot nga keto politikane sharlatane dhe hajduter te popullit te tyre,miresia,karakter,intelegjenca e keyije njeriu te nderuar dhe te kompletuar nuk e perkul shkolla e fantaznave politike qe nxiri rrugeve ato qe I bleu te djegin Tiranen ne kete pray festash dhe be kete virus qe e gjithe bota asht ne stres dhe me lufte I drejtoj nga zyra I Madhi ,e vogla qe hodhi cizmen ne parliament,dhe tani protect qe te hedge edhe .......nga Lulkuqeja qe vrau kater protestors,dhe nga Sali Berisha si legnendari I djegjes SE shqiperise,ndaj do te thoja SANDER LLESHIT si malsore I Selites SE burrave per besnikeri dhe burreri,si nje njeri I ditur dale virtyteve dhe geneve te Tua prinderoee fisnike ti Ka ke dale dhe dhe do mbetesh shwmbulli me I mire I njeriut te shkolluar,eshte humbje por ne politiken shqiptare nuk duam intekektual dhe njerez korrekt si juve I nderuar to do te mbetesh njeriu I Pune's dhe I vlerave qe I arrive ato dale aftesive te Tua,askush nuk te Mori per dore per te attitur aty ku je por ECE me Pune dhe sakrificen tende dhe rrespektfull person me te gjithe ato qe te njohen.

    Përgjigju
  • Qytetar: 11/12/2020 11:38

    Do mbahesh mend si helmuesi I shqipetareve llesh kimiku

    Përgjigju
  • Robshi: 11/12/2020 09:27

    Respekt per aktin e doreheqjes... uroj te behet standard per llumrat... sa i perket ushtrimit te funksionit skam asgje per te thene deri sa te ne kryeministri ben edhe ndertuesin edhe mjekun edhe mesuesin edhe gazetarin kuptohet qe ministrin e brendshem e ben e e ben

    Përgjigju
  • Ben: 11/12/2020 08:22

    Ta kishe dhene doreheqjen diten e ngjarjes do kishte vlere. Asnje vlere ska tani as doreheqja jote dhe as ti si minister rilindas. Rip leshaj

    Përgjigju
  • Landi: 11/12/2020 08:09

    Nese do te duhej te beja vleresime per figuren e sandrit do te ishte e tepert nje intelektual i shkalles se pare nje figure e pa kopromentuar ishte nder qe

    Përgjigju
  • PaLidhje: 11/12/2020 07:44

    Si viktime erdhe ashtu qendrove i tille ike. Totalisht i lodhur dhe i pa bythe.

    Përgjigju
  • Iris: 11/12/2020 04:05

    Z.Lleshi kam respekt per ju,por do doja te mos ishit,terhequr.Nuk e di nese per kete terheqje vendoset me te vertete vete,apo ju detyruan nga lart.Si ushtarak ju e dini se si quhet ky akt ne termat ushtarake,por braktisja e shtetit ne keto momente con uje ne mullirin e injoranteve,krimineleve,barbareve shkaterrimtare dhe tere atyre maskarenjve qe i perdorin si marioneta pa tru.S.d.q.uroj te jeni ne paqe me veten,per aktin qe bete.

    Përgjigju
  • Tirona: 11/12/2020 00:14

    I nderuar dhe i respektuar do te ngelesh per shoqerine civile Z.Lleshaj. Besoj se edhe babi i viktimes i cili eshte i distancuar nga dhuna qe po i behet shtetit nga huliganet, do te te respektoje

    Përgjigju
  • Dppsh: 10/12/2020 23:23

    Si efektiv policie ndjej keqardhje per veprimin e kolegut, por mvjen inot se pse duhet te goditemi ne per faj te dikujt. Ne jemi rrogtare shteti por pranoj qe mes nesh ka dhe bandita me uniforme qe na perbaltin punen dhe vete institucionin e policise. Sa per ministrin, sinqerisht mvjen turp qe na ka perfaqsu nji ish ushatarak pa kurrfare lidhje. Dhe ne asnji moment nuk kemi qene te perfaqsuar sepse zotnija qe hiku dhe qe e vonoi shume ikjen, ishte i pari qe paragjykonte efektivet. Ishte i vetmi qe nuk e investoi sikur nji lek per policine, ishte i vetmi minister qe pas viteve 90 qe e ktheu policine ne repart ushtarak. Si mund te dalesh ti dhe te thuash un jam fytyra e policise kur ty tkishte neveri dhe shoferi eskortes, dhe ne tnjejten kohe sulmoje ato pak police mbi 50 vjec qe kane barren e eksperiences. Doreheqjen duhet ta kishe dhene qe dje, kur ne mbrojtje te institucioneve nxorre koleget vetem me uniformen e trupit perballe nje turme çakejsh, dhe u pa se cndodhi me te plagosurit. Gjithe sistemi qe ngriti deri diku Tahiri dhe i dha pak dinjitet policise ti e hudhe poshte zoti Lleshi sepse u gjende aty ne karrike aksidentalisht dhe si ish-ushtarak marove per pak karriere dhe fillove tna trajtosh si ushtare jo si police me dinjitet. I drejtohem protestuesve, per gabim te dikujt sduhet ti kundervihen efektiveve, dhe i them ushtar Lleshit, tmajte shneti dhe mos u pjekshim mo kurre

    Përgjigju
  • Shkodran: 10/12/2020 22:50

    Pergezime per aktin e doreheqjes akt i duhun marrje pergjegjesie veprim prej burri shteti z.Gjeneral Por ta shikjojm pak me ftoftesi punen tande tash 2 vjet si minister ta analizojm pa emocione pa ngjyrime politike te jena objektiv me aq sa kena dituri pra nga mendimi jem per ty 1- formove nji polici te rrepte te ftofte gadi gadi si nji tip juntet ushtarake dhe godite pa meshire popullin tend opozitar ne çdo moment qe tu dha mundesia 2 - nuk e ngrite nivelin e policis nga ana njerezore kulturale por fute nji frym te pa meshirshme urrejtje kunder popullit tand opozitar 3 - une mendoj se ju z.Gjeneral mundet te jeni shume i mire me drejtu lufta beteja e ku di une se çfare gjithmon ne fushen ushtarake pra lufta sesa si drejtues policie ku duhet shume durim shume qetesi barazi jo urrejtje por barazi qofshin ata mysliman apo katolik demokrate apo socialiste duhet qetesi dhe kulture ku policia juaj deshtoi totalisht sepse u kthye ne polici e frigshme terrori kunder popullit opozitar kujtojm rastet e Astirit Teatrit protestave e shum e shum tjera Megjithate z.Gjeneral mbetesh nji malsore nji burre i forte i pa korruptuar i prere serioz ne detyre nji mirditor besnik si Lleshi i Zi ndaj Bushatllinjve gjithmone i ndejti besnik Bushatllinjve deri sa vrau dhe Marko Boçarin per Pashain Shkodran

    Përgjigju
  • Emigrant: 10/12/2020 22:20

    Respekt per ty gjeneral lleshi ti je burr mirdite dhe nuk behesh kurr spiun serbie

    Përgjigju
    • Emigrant: 11/12/2020 09:13

      Mos je noj puntor hashashi ti o idjot se puntor llaci ska fuqi te shkruaj naten sepse e ze gjumi nga lodhja

    • O puntor llaçi: 10/12/2020 23:51

      Ca thu mer rrot k*ri, ca lidhje ka mirdita dhd ca hy spiuni serbit ktu o klluf k*ri

  • Beni: 10/12/2020 22:02

    Sander Lleshaj ky burre me formim intelektual dhe intregitet te larte,qe u thirr nga Amerikanet dhe Gjermanet per postin e ministrit te brendshem sot beri doreheqjen

    Përgjigju
  • Mira: 10/12/2020 20:51

    Ik Sandri zhduku me vrap... leri heroizmat qe ke bere ...mos na bej heroin kombetar...se te njohim shume mire.... shyqyr qe erdhi rasti te ikesh... jo vetem ketu ku ishe, por kudo qe ke qene, ke qene nje turp, pa asnje lloj kontributi pozitiv, pervecse negativ... Rama le te vazhdoj te doje, edhe me shume, dhe po i eci le te te bej edhe president, qe mos te ti ngel merak as atij as ty, por ne fund te dites, per ata qe te njohin mire dhe qe jane burra, ti ngelesh nje pleher e vertete dhe i zi, por me gjak te ftohte si krokodili... per cunin qe u vra nuk ke faj, nuk ke asnje pergjegjesi ligjore, por patjeter morale. shume mire qe dhe (te urdheruan) dorheqjen... tani ik kris bythen...

    Përgjigju
    • Ema: 11/12/2020 07:31

      Moj mira brek grisura je mesuar pa brek te pelqen sheshi per dhun e jo qetesia po ju lumt se kur te kap policia te nxjer gjykata se po ja dhe te nxerrin kta, po do durojm dhe pak se i duruari i fituari

  • F. S. Suma: 10/12/2020 20:38

    Gjest shumë njerëzor dhe human. Një burrë plot etikë dhe njerëzi që nuk do të harrohet nga shqiptarët e arsyeshëm.

    Përgjigju
  • Xhoni: 10/12/2020 20:23

    Ministri me i paafte, i fjetur ne kembe dhe pa gjak fare ne nje vend qe zien si kazan perdite. Turp per te e karrieren e tij, e mbylli ne menyre skandaloze. E te mendosh qe ishte ushtarak, por mesiguri do kete qene duke sherbyer ne kuzhine e jo te drejtoje...

    Përgjigju
  • Arbër: 10/12/2020 20:22

    Të lumt i Sandër, qofsh faqe bardhë përherë !!!

    Përgjigju
  • Qytetatja: 10/12/2020 20:02

    Sander je madheshtot je tamam malesor jo si sali serbi e lul holandezi qe pasi i vrane vet ishin vet ne vendin e ngjarjes i dhane vet urdher gardisteve qe te rrafshoheshin njerezit ne bulevard ju dhate doreheqjen U treguat qytetar super i kulturuar pavaresisht se punonjesi jua qe dhe ai ra pre e zbatimit rigoroz te detyres , ngjarje e ndodhur ne mesnate U treguat njerezor dhe jo egoist si saliu qe ne 96 pasi i vodhi shqiptaret ne 97 ne vend te jepte doreheqjen dogji shqiperine dhe shqiptaret mos harroni marsin e 97 Ju pergezoj per qytetarine dhe formimin intelektual shpellarit sali po i afrohet fundi dhe bashke me te do te djegi shqiperine md shpellaret e zbtitur nga malet dhe zaptuan pronen e tjetrit Suksese ne jete zoti te bekofte

    Përgjigju
  • redi: 10/12/2020 19:50

    Doreheqia e Sander Lleshajt, xhest burrerie dhe karakteru.Do mbahesh mend si minustri me i mire per 30 vjet demokrature . Dhe shekbullin me demokratik qe krwu i opozites ush minister u 21 Janarit oas masakres jo nuk dha doregeqe por mshehu dhe privat e krimit.Rana ne toleranen e tepryar pi i hep jrah bandave te opozites qe bejne shjaterrim.Policua ti tregoh vendin vandaleve

    Përgjigju
  • Polici: 10/12/2020 19:31

    Punojsi policies eshte viktime e frames qe perhapet ti dhe shefi jot,asnje gje nuk provon dot ti ok.duhet te kishe ik me kohe dhe zduhet te pranoje njeri me te zvendesu ok.suksese ne jet.

    Përgjigju
  • Kurbini: 10/12/2020 19:26

    Nuk ka nevoje te permendesh 21 janarin se edhe ajo eshte dhimbje shume e madhe por kjo ishte ne ne dikasterin tend ngushullime familjes rasta

    Përgjigju
  • Protesta: 10/12/2020 19:18

    Doreheqja mund te quhet qytetari per ata qe japin qytetari, po te reflektosh qytetari me vandalet, bie ne nivelin e tyre. Para doreheqjes te kishe futur ne burg ate horrin organizator te vandaleve, qe shemton qytetarine. Kjo proteste te sherbej per arrestimin e kokave te politikes se korruptuar dhe do t'i shikoni cubat e tyre si do fshihen si minjte per sa vite kapot e tyre do jene ne burg

    Përgjigju
    • Erzeni: 11/12/2020 09:27

      NJe nga ministrat me te paster dhe me burreror qe ka pasur ndonje here Shiperia Edi Rama nuk beri mire ,dhe beri nje diskutim me shum elektoral ,injoroi policine e shtetit qe edhe ata jane bije nenash qe luftojne me nje opozite kriminale

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?