Dha dorëheqjen, ish-Prefekti i Lezhës thyen heshtjen: Denoncimet e mia i 'kanë prishur gjumin' ndokujt që realitetin e sheh përmes elozheve në rrjetet sociale

Dha dorëheqjen, ish-Prefekti i Lezhës thyen heshtjen: Denoncimet e mia i 'kanë prishur gjumin' ndokujt që realitetin e sheh përmes elozheve në rrjetet sociale

Gjokë Jaku

Disa javë pasi dha dorëheqjen nga detyra si prefekt i qarkut të Lezhës, Gjokë Jaku ka thyer heshtjen. Gjokë Jaku thotë se ka bërë denoncime me të cilat duket sikur shigjeton kryebashkiakun aktual të Lezhës, Pjerin Ndreun.

Denoncimet e mia, thotë Jaku, për fenomene që dëmtojnë mjedisin shoqëror, perspektivën e zhvillimit, masakrën mjedisore, apo luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike, duket se i kanë prishur ‘gjumin’ ndokujt që realitetin e sheh vetëm përmes elozheve në rrjetet sociale të të punësuarve në administratë.

‘Mua s’më rri mirë, kostumi i njeriut të bindur e të përulur para arrogancës së pushtetarëve’, shkruan Jaku në rrjetet sociale, ndërsa shton se do të mbetet gjithmonë një zë aktiv bazuar në parimet e morale e të lirisë.

"Përgjatë gjithë këtyre ditëve, pasi u largova me dorëheqje nga puna, kam patur një numër të madh reagimesh, mesazhe në të gjitha mjetet e komunikimit, reagim miqësor që më bëri të ndjehem kaq mirë. Një pjesë e tyre zgjodhen të komunikonin permes fb.të afishohen në mbështetjen e tyre, një pjesë permes sms "në privatësi", por siç ndodh rendom një pjesë e bashkëpunëtorëve "u fshehen" për arsye të cilat unë siguroj që dhe i mirkuptoj por do t'ju kujtoj një shprehje popullore "kur mu dogjen mullarët, njofta ndrikullat dhe kumbarët".

I nxitur nga disa aludime por dhe pse-ja e ngritur nga miqtë e ndjekësit, si njeri me aktivitet mjaftueshëm publik por dhe si detyrim ndaj jush e shumkujt që më ka mbështetur në 30 vjet, në të mirë e në situatën që kam kaluar, ndjej detyrimin të sqaroj disa momente.

Së pari, karriera ime është mbeshtetur kryesisht në garën, kam garuar në 5 raste e kam fituar 4 prej tyre, falë mbështetjes komunitare por sjelljes time me pushtetin e fituar prej tyre. Kurrë nuk harrova se ky pushtet "duhet ndarë" me ata që më besuan e duhet sillem me perulje ndaj njerezve, të jetoj me to e njësoj si ato, besimi i dhënë permes votës duhet respektuar deri në fund në kohë, filozofinë e moralin  që je votbesuar.

Së dyti, nuk jam terhequr se ma ka diktuar dikush se nuk kam pranuar kurrë të diktohem e as lejoj të "mbaj hunden" në gishtat e dikujt, liria ime është gjëja më e shenjtë dhe e shtrenjtë për të cilën u angazhova në vitin '90 e në vijim.

Për ata që nuk e dinë unë kam dhënë dorëheqje nga funksioni dhe në 4 raste të tjera në vitet '91, 2000, 2008 dhe 2011, ç'ka do të thotë për mua kurajo dhe aspak "lidhja pas karriges" si qëllim, madje më është bërë sport tanimë. Si dhe herët tjera as kësaj radhe nuk jam larguar për diçka më të madhe, as fare, as për ndonjë kompromis "nën mëngë", nuk pres asgjë nga askush.

Gjatë ushtrimit të detyrës kam denoncuar me shkrim e me gojë, në media fenomene që demtojnë mjedisin tonë shoqëror, perspektiven e zhvillimit të qëndrueshëm etj, janë aty në dokumente e protokolle qëndrimi im për masakrën mjedisore në lumin Mat, Drin, në bregdetin nga Shengjini në Tale e Patok, luftën pa kompromis ndaj kultivimit të bimëve narkotike, sjelljen morale të administratës ndaj qytetarit e punës...

Mirëpo kjo qasje imja ndaj këtyre problemeve me siguri "ka prish gjumin" e ndokujt që realitetin e sheh vetem permes elozheve në rrjetet sociale të punësuarve në administratë që bëjnë vetëm këtë punë.

Mua s'më rri mirë kostumi i njeriut të bindur, të perulur para arrogancës që herë herë pushtetarët manifestojnë. Për mua ligji, e mira publike dhe e individit janë parimet më të larta që më kanë udhëhequr në punë dhe jo filozofia e repartit politik. At Zef Pllumi thotë " Atdheu nuk janë malet, fushat e prrojet kot. Atdheu është e drejta jote, familja, nderi yt, puna e djersa jote..."

Miqtë e mi!Duke ju falenderuar pafund sejcilin prej jush, emër për emër, për mbështetjen, komunikimin,  reagimin miqësor e inkurajues, mbetem gjithnjë një mik por dhe një zë aktiv bazuar mbi parimet e mia morale e të lirisë, eksperiencës për të vijuar aktivisht jetën publike në hapin e radhës. I madhi Konica thoshte: "Shqiptari asht por s'din me thanë jam". Ajo që unë di është të mos hesht e t'mos ndaloj", shkruan ish-prefekti.

Gjokë Jaku dha dorëheqjen në fillim të muajit prill, pas 3 vitesh në detyrë si prefekt i Lezhës. Ai nuk dha asnjë arsye për largimin e tij, por e ‘justifikoi’ me një shprehje të Martin Luter Kingut, që thotë “Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi”.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 27/04/2022 10:38

    Gjoke Jaku eshte nje nder figuarat me te mira ne Lezhe. Nuk ka me burreri dhe krenari kur jep dorheqjen nga nje institucion i rendesishem me faqe te bardhe dhe me koken lart.Suksese Gjoke Jaku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi