Licencoi një kompani udhëtarësh, merret i pandehur ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës/ EMRI

Licencoi një kompani udhëtarësh, merret i pandehur ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës/ EMRI

Ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Gjon Marku

SHKODER-Ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës Gjon Marku është marrë i pandehur nga prokuroria e Shkodrës për shpërdorim detyre, ndërsa dosja është dërguar në gjykatë. Sipas prokurorisë, Marku kur ka qenë kryetar bashkie gjatë periudhës 2011-2015, ka lëshuar një licencë si dhe një certifikatë “Për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve”, në kundërshtim me detyrën.

Në Shkodër, sot me datën 18.07.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka marrë si të pandehur për veprën penale të « Shpërdorimit të detyrës » , parashikuar nga neni 248 i K.Penal, ish–kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, shtetasin Gjon Ndue Marku, dhe ka dërguar çështjen penale për tu shqyrtuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Gjon Ndue Marku, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës gjatë periudhës 2011-2015, ka lëshuar një liçensë si dhe një çertifikatë “Për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve”, në kundërshtim me detyrën. 

Licenca është lëshuar në kundërshtim të hapur me nenin 11 pika 5.1 germa “f” dhe 5.2 të udhëzimit Nr.15, datë 24.07.2007 “Për kriteret dhe procedurat e lëshimit të licencave autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor”, i ndryshuar.

Njoftimi i plotë për Gjon Markun

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?