Dha mesazh për dashuri, paqe dhe mirësi! Baba Mondi feston 64-vjetorin e lindjes, bën bashkë politikanë, klerikë, biznesmenë e diplomatë

Kryegjyshin Botëror i Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj feston sot ditëlindjen dhe më këtë rast ai ka bërë bashkë politikanë, klerikë, biznesmenë e diplomatë, të cilëve u ka  dhënë një mesazh.

Një jetë në rrugën e Zotit, në shërbim të tij, i mbushur me dashurinë për besimin ndaj Zotit Kryegjyshi i Bektashinjëve ose siç njihet Baba Mondi ka festuar sot përvjetorin e tij të 64-të.

Ai ka mbledhur në këtë ditë të veçantë të afërm, miq, besimtarë dhe personalitete të ndryshme nga politika, biznesi, arti dhe diplomacia.

E teksa ka përshëndetur e falënderuar të ftuarit, ai nuk ka lënë pa ndarë me të pranishmit një mesazh të vyer për të gjithë, ai tha se jeta e tij do të jetë gjithmonë në shërbim të Zotit duke dhënë mesazh që kudo të mbizotërojë dashuria, paqja dhe mirësia.

“Në këtë ditë të përvjetorit tim uroj dhe bekoj për të gjithë ju të keni dashuri, paqe mirësi e cila na nderon neve si njerëz. Dashuria është ajo që mban njerëzimin ne këmbë. Edhe puna e cila i largon njerëzit nga kuqësia edhe dituria që i mëson njerëzit të kenë dashuri me njëri-tjetrin, i mëson me mësimet e Perëndisë, të shkencës të kulturës artit gjithçka që ka krijuar Zoti”, u shpreh Baba Mondi në mesazhin e tij.

Një urim dhe falenderim për kryegjyshin e Bektashinjve, për punën e bërë në emancipimin e njerëzve e përcolli dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

"Një karakter që ka qenë gjithmonë avangard. Për ndriçimin e kombit tonë, për emancipimin e kombit tonë", tha Veliaj.

Postin e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj e mban prej vitit 2011, dhe është i 39 në rradhë në këtë pozicion përgjatë 800 viteve të bektashizmit.

M.T/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Gardianët rrahin për vdekje të burgosurin, nisin hetimet për autorët

SHBA/ Gardianët rrahin për vdekje të burgosurin, nisin hetimet për autorët