Google, Facebook, Yahoo, Oracle, Drudge Report janë disa nga faqet më të klikuara në internet. Por të gjitha këto kanë diçka të përbashkët, që nuk është interneti, por diçka që shkon më tej. Pjesa më e madhe e mirëmbajtësve të rrjetit, por edhe të gjithë atyre personave që kalojnë shumë orë përpara kompjuterit, duhet të shkojnë tek specialisti për të kuruar dhimbjet e shpinës, që për shkak se pasohen nga qëndrimi para kompjuterit, quhet ndryshe “Sindromi i Silicon Valley”.
Në ditët e sotme, qëndrimi para kompjuterit për orë të tëra është bërë pjesë e jetës së shumë njerëzve. por kjo kohë e harxuar para ekranit mund të rezultojë e dëmshme për shëndetin, pasi shkakton dhembjet e shpinës tek disa njerëz. Por ajo që është përpjekur të bëjë një studim mbi këtë fushë, dhe të japë këshilla për të luftuar dhimbjet e shpinës, është Esther Gokhale. Ajo ka lindur në Indi dhe është diplomuar për Biokimi në universitetin “Princeton”. Më pas ka studiuar për akupunkturë dhe mjekësi orientale, që i ka vijuar deri në momentin kur mori vendimin e hapjes së një qendre të ndërmjetme midis një palestre joge dhe një salloni bukurie. Kështu shkruhet edhe në manualin e saj të instruksioneve “për një përdorim të drejtë të trupit”, i vlerësuar dhe me disa çmime.
Drejt marrjes së këtij vendimi, një shtysë e madhe ka qenë eksperienca e saj personale, pasi bëri një ndërhyrje kirurgjikale pasi vuante nga hernia diskale, i cili nuk pati rezultat. Kjo bëri që të shkonte sa në një mjek në tjetrin, por sërish pa rezultat. Nga këtu filluan vite të tëra përgatitje për ideimin dhe krijimin e metodës së saj të trajtimit, që tashmë është bërë objekt studimi i disa universiteteve kryesore.
Për të, klientët e saj më të famshëm shprehin fjalë plot falënderime që shkojnë edhe deri në adhurim, pasi shprehen të kënaqur që i kanë dhënë fund dhimbjeve të tyre të shpinës. “Kam mësuar të qëndroj ulur, në mënryë të tillë që të mos dëmtojë qafën”, thotë njëri prej tyre. “Madje qesh kur i shoh të tjerët thuajse të shtrirë në karrige, e mendoj se: nëse do të jenë me fat, pas pak kohësh do t’i shoh tek Esther. Unë adhuroj prekjen e saj, humanitetin e saj dhe teknikën e trajtimit”, thotë Matt Drudge për “New York Times”, i cili i ka kushtuar Gokhale-s një artikull të gjatë.
Ndërkaq, zëvendëspresidentja e “Google”, Susan Wojcicki, shton: “Në jetën time, ashtu si edhe në punë, e kam të nevojshme të shoh menjëherë efektet e këtij trajtimi, rezultatet duhet të jenë të shpejta dhe konkrete. Dhe me të ka ndodhur kështu”.
Gokhale ka zgjedhur një nga ambientet më moderne, të ndërthurur me një teknikë anktike. Nuk bëhet fjalë për ilaçe, mjekime apo makina ultrateknologjike, por kemi të bëjmë vetëm me ushtrime që të kthejnë në origjinë.
Qëndrimin korrekt në fakt ajo e quan “primitiv”, duke e krahasuar me qëndrimin e paraardhësve tanë, para se të qëndronin drejt në këmbë. E shpjegon vetë ajo këtë mënyrë: “Dhimbjet nuk janë vetëm për faj të orëve të kaluara para kompjuterit, ajo që na dënon është edhe se kemi harruar të kujdesemi për trupin tonë”.
Dhe ajo na mëson sesi ta bëjmë këtë.
Janë kurse private ose në grup, që fillojnë nga leksione 90-minutëshe, për të mësuar mbi mënyrën e mbajtjes së shpinës në pozicionin e duhur, nëmënryë që të formojë një shkronjë “J”. Dhe mos të formohet një shkronjë “C”, siç ndodh zakonisht në qëndrimin e zakonshëm para kompjuterit. Por nuk është mirë as në rastet kur kolona jonë formon shkonjën “S”, pasi muskujt e tensionuar tentojnë të relaksojnë nervat në një kohë kur ndodhen në një pozicion të vështirë dhe jo natyral”.
“Të gjithë duhet të ndjekim pozicionin “J”, pra: kokën lart. Peshën e shpërndarë mirë në shpatulla, në mënyrë që të bilancojmë mirë të gjithë ngarkesat. Efektet, e kësaj metode sipas klientëve janë të mrekullueshme, pasi kjo nuk është një kurë e përkohshme, por një shërim i përhershëm”.
“Kjo është një minierë ari, nëse mendohet se vetëm në SHBA në vitin 2005 rezulton se janë shpenzuar 86 miliardë dollarë në kura për shërimin e dhimbjeve të shpinës, me ilaçe, operacione, joga dhe akupunkturë. Nga këto shifra, dhe shumë të tjera në vende të tjera, kuptohet se sa e rëndësishme është kjo praktikë. Për këtë arsye duhet të ndjekim këshillat e duhura për të mos rrezikuar dhimbjet e shpinës”, thotë Gokhale.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com