Edhe pse jemi në mesin e muajit maj dhe në prag të fillimit të verës, moti ka shënuar temperatura jo të zakonshme për stinën. Përgjatë gjysmës së parë të majit termometri në disa vende të Europës ka shënuar ulje drastike, ku së fundmi është 'finalizuar' me reshje dëbore.
Reshje të dendura të dëborës janë shënuar në Korsikë, në Kroaci dhe në Bosnjë Hercegovinë. Në Kroaci zona më e prekur nga reshjet e dëborës është qyteti Sljeme në veri të Zagrebit. Rruga që çon në Sljeme u mbyll për shkak të reshjeve. Shoferët ishin plotësisht të papërgatitur për këtë 'sulm' të papritur të dimrit.
Sipas 'Dalmacija Danas', temperatura mesatare në dy javët e para të majit ishte 14.6 ° C dhe mesatarja mesatare prej 1948 në vitit 2018 është 19.1 ° C. Aktualisht është 4.5 ° C më e ftohtë.
Ndërkohë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të mërkurën janë gëdhirë nën reshje të dendura dëbore sidomos në zonën pranë Sanski Most.
Në Korsikë bora shumë rrallë bie edhe në muajt e dimrit, por ditët e fundit është zbardhur ku ka patur edhe probleme me qarkullimin e mjeteve. Stuhitë e dëborës kanë lënë pas peisazhe përrallore por të pazakonta për periudhën e viti ku ndodhemi.
“Ne po habitemi jo pak. Nuk kemi zinxhirë për rrotat, ishim me pantallonta të shkurtra e sandale, ndërsa tani….”, thotë një turist.
“Jemi habitur shumë. Erdhëm këtu për diellin dhe aktualisht jemi në bastijë. Erdhëm për një ditë në ajacio për të shijuar diellin dhe ja cfarë na ndodhi. Ne vijmë nga alsaca, kemi shumë borë ndaj nuk prisnim borë këtu”, shprehet një tjetër.
Sipas shërbimit të motit të BBC, moti në Evropë është i pazakontë ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm në Spanjë, Portugali dhe Qipro. Në Evropë do të rikthehet i ftohti, ndërsa Greqia dhe Ballkani, përfshirë vendin tonë, janë përballur me reshje të shumta shiu. Dhe në fundjavë, situata nuk do të jetë aspak më e mirë