Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja në Krujë, Tabaku: Fisi Rraja funksionon si bandë

Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja në Krujë, Tabaku: Fisi Rraja funksionon si bandë

1685532454_tabaku.jpg

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja në Krujë, nga anëtarët e fisit Rraja, të afërm të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Me shkopinj gome dhe armë zjarri, pjesëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht Bilbil dhe Jashar Majën në një lokal, në mes të ditës në Thumanë, për këtë ngjarje Tabaku tha se dhuna e më të fortit është kthyer sot në normë.

Ajo deklaron se nuk është çudi që familjarë të deputetit të zonës, përfshihen në bizneset e zonës në formën e një bande, punësojnë në zonë ato që dëshirojnë dhe sundojnë me urdhër në formën e një qeverie paralele.Sipas saj, të gjitha këto benefite të fisit Rraja vijnë si pasojë e nevojës që pushteti ka për këtë familje.

Deklarata e plotë Tabakut:

"Lajme në Shqipërinë e 2023: Fisi Rraja rreh me pistoletë në dorë anëtaret e fisit Maja.Dhuna e më të fortit është kthyer sot normë; dhuna ndaj më të dobëtit është kthyer sot edhe në aftësi politike madje në një sistem të mirëorganizuar që operon nga zyrat e sipërmarrjes dhe ekonomisë deri në lagjet e humbura të vendit. Prandaj nuk ka habi që familjarë të deputetit të zonës, që dukshëm ka një armë më shumë në këtë histori, përfshihet në bizneset e zonës në formën e një bande, punëson në zonë kë dëshiron fisi dhe sundon me urdhër në formën e një qeverie paralele. Të gjitha këto benefite vijnë si pasojë e nevojës që pushteti ka për këtë familje pasi sistemi është i tillë. Sistemi lejon trafikun e drogës dhe bandat që këto të fundit të kërcënojnë dhe blejnë votat.

Ky model i ofrohet Shqipërisë prej 30 viteve. Shqiptarët kanë kërkuar dhe janë përpjekur që të promovojnë vlera të tjera por është sistemi i perfeksionuar në këto 10 vite që ka promovuar anti-vlerat që sot japin shfaqje të shëmtuara.

Të rinjtë kërkojnë mundësi sipërmarrje kurse sistemi i kësaj qeverie i ofron modelin e gangsterit të lagjes. Të rinjtë investojnë në shkollim për të ndërtuar të ardhmen këtu ndërkohë që modeli i shtetit dhe sistemit të ngritur i ofron meritokracinë e bandës dhe të rinjve aty.Prandaj rinia largohet sepse e ka kuptuar që ky sistem të gllabëron brenda tij apo të godet dhe dhunon me skena të tilla në rastin më të mirë. Mbase, të kthen dhe në një viktimë, në rastin më të keq.Pra, një histori bandash që të kujtojnë Perëndimin e Largët të filmave Western më shumë se sa vendin ku kryeministri ka ftuar vendet e Ballkanit Perëndimor për të promovuar Procesin e Berlinit", ka shkruar Tabaku.


Lajmi kryesor:

Rrajat dhunojnë 2 kushërinjtë, Tabaku: Familjarët e deputetit sundojnë si qeveri paralele! Meta: Mban emrin dhe fytyrën e Edi Ramës


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot