Dhuna dje në protestë, ja çfarë
rrezikojnë deputetët e PD dhe LSI

Prokuroria ka nisur hetimet pas kallëzimit të bërë nga policia për 10 deputetë të PD dhe LSI, të cilët organizuan protestën e djeshme përpara Kuvendit ku edhe u përplasën me policinë, gjatë tentativës për të çarë kordonin e sigurisë dhe hyrë në Kuvend. Opozita tentoi bllokimin e zgjedhjes së Kryeprokurorit dhe protesta jashtë Kuvendit pati akte dhune, ndërsa në Kuvend u hodhën tymuese dhe sende të forta në drejtim të Ramës dhe Ruçit. 

Por çfarë rrezikojnë 10 deputetët për dy akuzat e ngritura nga Prokuroria për prishje të qetësise publike dhe kundërshtim të policisë? Neni 274 i Kodit Penal për prishjen e qetësisë publike, hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. 

Ndërsa kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, sipas nenit 146 të Kodit Penal, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar