Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është shprehur se pushteti politik në Shqipëri i shërben banditëve.
Komentet Zhupa i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku komentoi mbi dhunën e ushtruar nga rojet privatë ndaj qytetarëve.
Zhupa tha se banditë me maska dhunuan, tërhoqën zvarrë dhe hodhën spraj me piper ndaj qytetarëve, ndërkohë që sipas deputetes, efektivët e Policisë së Shtetit nuk ndërmorën asnjë veprim.
“Shteti ka degraduar, kur pushteti haptazi i shërben banditëve të tij. Banditë të veshur me kapuçë të zinj, të cilët tërhoqën zvarrë qytetarët shqiptarë protestues. Këtu po të ndërtosh një derë në kasollen e dhive, të shikon shteti, ndërkohë që të vendosësh tela me gjemba në zonën e mbrojtur, nuk të shikon shteti. Ndërkohë që i hodhën spray policisë dhe policia rrinte si më e paafta në botë, sepse banditët kishin mbrojtjen shtetërore. U mjaftua Policia e Shtetit duke thënë se ‘do të pezullojë drejtorin’. Do ta lërë 2 javë në shtëpi me pushime. Në fakt aty kemi të bëjmë me rastin e shpërdorimit të detyrës”, tha mes të tjerash Zhupa.
Lajmi kryesor:
LIVE - Kuvend/ Berisha mbron investimin në Zvërnec pas 2 ditësh heshtje: Më seriozi në Shqipëri 13 vitet e fundit! Balla: Do të realizohet, komshiu e ka zili komshiun











