Dhuna e Rrajave ndaj kushërinjve Maja, çfarë përfitojnë të akuzuarit nëse akuza ndryshon nga 'plagosje e rëndë' në 'plagosje të lehtë'

Video e 6 korrikut 2023 tronditi opinionin publik duke shfaqur një dhunë brutale dhe të paprecedent ndaj banorëve të Borizanës, të cilët denoncuan në polisicë e Fushë Krujës, dhe protestuan në rrugë se aktiviteti i një guroreje në pronësi të Përparim Rrajës, kushëririt të deputetit socialist të dorëhequr pas ngjarjes, Rrahman Rraja, po u shkatërronte shtëpitë.

Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, u goditën barabarisht dhe u kërcënuan me armë nga anëtarë të fisit Rraja, mes tyre djali i deputetit Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta, të cilët ende sot e kësaj dite, dy muaj pas ngjarjes së rëndë janë ende në kërkim nga policia.

Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, janë lënë në burg 3 persona, Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Andi Rraja ndërsa ndaj pronarit të lokalit Kujtim Përdaku, ku ndodhi ngjarja, është dhënë masa ‘Detyrim Paraqitje’ për moskallëzim krimi. Ngjarja e rëndë u pasua me shkrirjen e komisariatit lokal të policisë, ku u ndryshua gjithë kupola drejtuese ndërsa efektivat, u caktuan me detyra në qytete të tjera për tu zëvendësuar me punonjës policie të dërguar në krujë kryesisht nga Tirana.

Teksa prokuroria thotë se ka regjistruar procedim për plagosje të rëndë dhe hetimet vijojnë, ekspertiza e pritshme mjekoligjoreve duket se lehtëson ndjeshëm pozitën e dhunuesve. Neni 88 i Kodit Penal përcakton një dënim nga 5 deri në 15 vjet burg për 'plagosje të rëndë' ndërsa 'plagosja e lehtë', sipas nenit 89 dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Në një reagim, prokuroria sqaron se sipas përfundimit të mjekëve ligjorë dhuna e 6 korrikut ndaj Jashar dhe Bilibil Majës ka rezultuar nga plagosje e rëndë që ishte akuza kryesore, në plagosje e lehtë me dashje dhe kanosje.

“…Sipas ekspertizës mjekoligjore të bërë ndaj Bilibil Majës është konstatua thyerje e kockës të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mprehtë, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë."

Deri më tani nuk ka komunikim akuze nga prokuroria dhe nuk përjashtohet mundësia që akuza të ndryshojë sërish, pasi në këtë fazë aktekspertimi ka nxjerrë dëmtime të lehta.

-Po lehtësimi i akuzës a rrezikon të kthehet në precedent të rrezikshëm për pandëshkueshmërinë?

-Nëse rrahja barbare me shkopa bejsbolli, shkop gome dhe pistoletë quhet plagosje e lehtë, atëherë çdo njeri, nga më i thjeshti tek zyrtari më i lartë, a duhet të ndihen të rrezikuar?

-A rrezikohet të zëvendësohet “peshorja” e drejtësisë me shkopa bejsbolli?

Shenim: Kjo kronikë u përgatit për emisionin 'Përballje'  në Report TV. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Venqeni: 13/09/2023 08:15

    Ne at ven qeni duhet ti maresh pergjegjsit vet ose ndrryshe perfundo me fasho nkok

    Përgjigju
  • Alalla: 12/09/2023 16:02

    Ce keni ate titull injorante?! Ku eshte fjala e rende?! Te dyja me dashje jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë