Dhuna në familje vazhdon të jetë një problem për shoqërinë shqiptare. Policia e Vlorës ka arrestuar 2 shtetas për dhunë në familje. Në pranga janë vënë Nertil Murati dhe Elton Pashka, të dy 30-vjeçarë.
Mësohet se ata kanë ushtruar dhunë fizike respektivisht ndaj nënës dhe bashkëshortes. Në Pogradec policia ka arrestuar një 64-vjeçar. Shaban Begollari ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj, ish-nuses së djalit të tij, 33-vjeçares A.B.
Në Korçë po ashtu është lëshuar urdhër mbrojtje për 53-vjeçaren A. M pasi sepse djali i saj shtetasi L.M, 33 vjeç, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Gjithashtu është lëshuar urdhër mbrojtje dhe për 30-vjeçaren K. P pasi bashkëshorti i saj shtetasi A.N, 26 vjeç në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com