Dhuna ndaj arbitrit në Vlorë, Disiplina pezullon me 18 muaj administratorin e Flamurtarit

Komisioni i Disiplinës dënon ashpër dhunën ndaj gjyqtarit anësor Ilir Tartari pas ndeshjes së të shtunës Flamurtari-Vllaznia. Disiplina pezullon nga pjesmarrja në aktivitetet sportive administratorin e vlonjatëve Sinan Idrizi me 18 muaj ndërsa dënime të ashpra kanë marrë edhe zyrtarë të tjerë të Flamurtarit.

Trajneri Ardi Behari është pezuluar me 5 ndeshje ndërsa me 18 muaj është pezulluar Ardian Ciruna ,8 ndeshje pezullim ka marrë Ardian Luka dhe me 2 ndeshje është pezulluar Luan Bircaj.

Flamurtari si klub është dënuar me 1 milion lekë gjobë dhe me zhvillimin e dy ndeshjeve në fushë asnjanëse. Anësori Ilir Tartari ka bërë denoncim në Prokurorinë e Vlorës pas ngjarjes ndërsa i ashpër për këtë rast ka qënë edhe reagimi i FSHF dhe Shoqatës së Arbitrave.

Të gjitha vendimet e Disiplinës:

1. Lojtari i KF “Lushnja”, Brunild Pepa, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Zyrtari i KF “Laci, Gentian Mezani, paralajmërohet se në rast përsëritje të mospjesëmarrjes në konferencën për shtyp pas ndeshjes, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.
3. “Flamurtari” F.C, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenin 51; 64/c; 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me gjobë në
masën 1.000.000 (një milion) lek dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve ne fushe asnjanese.
4. Zyrtari i “Flamurtari” F.C , Ardi Behari, për diskriminim ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke perdorur fjalë dhe xheste denigruese, në bazë të nenit 57/1/a) të KDS, pezullohet për 5 (pesë) ndeshje nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
5. Zyrtari i “Flamurtari”F.C, Luan Bircaj, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
6. Zyrtari i “Flamurtari” F.C,Sinan Idrizi, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18(tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në
masën 200.000 (dyqindmije leke). Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
7. Zyrtari i“Flamurtari” F.C, Ardian Ciruna, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.b) të KDS, dënohet me 18(tetëmbledhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të
Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin
përreth fushës.
8. Zyrtari i “Flamurtari” F.C ,Ardian Luka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
9. Zyrtari i KF “Besëlidhja”,Andi Jaku, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti
10. Lojtari i KF “Tërbuni”,Josefin Ujka , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Zyrtari I KF “Tërbuni” Oltjon Kërnaja, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve te tjera disiplinore , do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
12. KF “Vllaznia B”,në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të voneave ne fillimin e lojes apo shkeljeve te tjera disiplinore , do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
13. Lojtari i KF “Tomorri”, Mikel Kaloshi, për provokim te publikut, në bazë të Nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. Lojtari i KF “Tomorri”,Gëzim Hoxha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi frikacak: 08/05/2018 11:59

    Leprit duan një Thaçer që ti bëjë lepuj, siç bëri anglezët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja