Dhuna ndaj arbitrit, presidenti i Kamzës, dy zyrtarë të klubit dhe një tifoz në pranga, katër në kërkim

Dhuna ndaj arbitrit, presidenti i Kamzës, dy zyrtarë të klubit dhe një tifoz në pranga, katër në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar Presidentin e ekipit të Kamzës Naim Qarri, dy zyrtarë të klubit, drejtorin sportiv Andi Matraxhiu e Shefin e Klubit Albert Bana dhe një tifoz. Ndërkohë që katër persona të tjerë, tifozë të Kamzës janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit dhe personat në kërkim akuzohen sipas policisë për goditje ndaj arbitrit dhe prishje të qetësisë publike. Gjithashtu janë shoqëruar edhe 14 persona të tjerë për rastin në fjalë. E ndërsa FSHF e akuzoi se nuk veproi, policia e Tiranës sqaron në bazë të ligjit për sportin Komisariati i Policisë Nr. 5 nuk e ka marrë përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes, megjithatë ishin në gatishmëri. Policia thekson se kjo ndeshje është marrë përsipër për sigurimin nga policia private, SH.R.S.F.  “Oktapus 1 Security”, të cilët kanë qenë në stadium me 12 efektivë të saj. Pas dhunës, policia e rendit është futur në fushë për të mbrojtur arbitrin pas thirrjes nga punonjësi i policisë private.

Njoftimi i plote i policise se Tiranes
Policia arreston në flagrancë 4 shtetas për ngjarjen e ndodhur në ndeshjen e futbollit Kamza - Laçi.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 5, falë reagimit të shpejtë dhe në kohë bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasve:
- Naim Qarri, President i Klubit Kamëz;
- Andi Matraxhiu, Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz;
 - Albert Bana, Shefi i Klubit Sportiv Kamëz;
 - E.Gj., tifoz.

Gjithashtu nga verifikimet e bëra rezulton se si autorë të dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes, dyshojet se janë dhe shtetasit: B.Q., A.Q., A.Q. dhe K.Q., tifozë, të cilët janë shpallur në kërkim policor.

Arrestimi i 4 shtetasve si dhe shpallja në kërkim e 4 të tjerëve u bë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike".

Më datë 03.03.2019, rreth orës 14.00 është zhvilluar ndeshja e futbollit Kamza – Laçi.

Këtë ndeshje Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë nuk e ka marrë përsipër, pasi nuk janë zbatuar detyrimet dhe përgjegjësitë sipas përcaktimeve të ligjit 79/2017 datë 27.04.2017 “Për Sportin”.

Megjithatë Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë për sigurimin e rendit e sigurisë publike jashtë ambienteve të stadiumit, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, hartoi plan masash. 

Kjo ndeshje është marrë përsipër për sigurimin e nga SH.R.S.F.  “Oktapus 1 Security”, të cilët kanë qenë në stadium me 12 efektiv të saj.

Në përfundim të kësaj ndeshje një punonjës i SH.R.S.F., i cili ishte në hyrjen kryesore të stadiumit hapi portën dhe kërkoj ndihmën e policisë, pasi disa tifozë kishin hyrë në fushë dhe  kishin goditur arbitrin dhe punonjësit e SH.R.S.F-së.

Pas këtij njoftimi shërbimet e planizuara me shërbim sipas urdhrit të shërbimit, janë futur në ambientet e stadiumit, duke bërë të mundur marrjen në mbrojtje të gjyqtarëve dhe vendosjen e rendit e qetësisë, duke vazhduar me shoqërimin e personave të futur në fushë dhe ata të cilët kishin goditur gjyqtarin e ndeshjes.

Në lidhje me sqarim e kësaj ngjarje janë shoqëruar edhe 14 shtetas të tjerë.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë shoqërimet si dhe veprimet hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të gjithë personave përgjegjës.


Lajmi kryesor:

Dhunuan arbitrin, prangoset presidenti i Kamzës me 2 zyrtarë, 4 në kërkim, FSHF: Policia s'bëri detyrën (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave