Përplasja në Kukës, Xhafaj: Do përgjigjemi ashpër! Kishte skenarë për dhunë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i ashpër në deklaratën për mediat pas protestës së dhunshme paraditen e sotme në Rrugën e Kombit në Kukës. Xhafaj deklaroi se janë lënduar 13 efektivë të FNSH, ndërsa të gjithë ata që ushtruan dhunë ndaj policisë dhe dogjën do të përgjigjen para ligjit. Ai u shpreh se një përgjigje të ashpër do të ketë edhe për provokatorët, ndërsa shtoi se në protestë kishte persona me precedent kriminal dhe rrezikshmëri shoqërore. Ministri i bëri thirrje kryebashkiakut të Kukësit që të distancohet nga ngjarjet e sotme.

“Policia krijoi kushtet dhe mori masat për tubimin. Manifestimi i presupozuar paqësor, u shndërrua në sulm ndaj policisë nga grupe individësh të papërgjegjshëm, në përbërje gjendeshin edhe elementë me të shkuar kriminale dhe me rrezikshmëri kriminale. Qytetarët e ndershëm të Kukësit u distancuan nga ata që ndezën zjarrin dhe dhunuan policët. Asgjë nuk mund të justifikojë sulmin ndaj policisë, janë lënduar 12 punonjës të FNSH, ndërsa një punonjës policie është plagosur më rëndë dhe ndodhet në spital. Vlerësoj profesionalizimin e policisë në situatën e ndodhur duke shmangur realizimin e skenarëve kriminal, ku ishin të interesuar provokatorë. Janë i keqardhur dhe kërkoj distancim nga përfaqësuesit politikë për ushtrimin e dhunës, ky është një precedent i rrezikshëm. Apel bashkisë Kukës të distancohet  nga aktet dhunës për të normalizuar qarkullimin. Deklaroj se policia do të ketë një përgjigje të ashpër për cdo person që ka nxitur aktet e dhunës. Kush nxit dhunën dhe anarshinë do të marrë përgjigjen e duhur, askush nuk do të jetë mbi ligji” 

Deklarata e Ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj per dhunen ne Kukes

Tre orës pas deklaratës, Fatmir Xhafaj rreth orës 18:30 është ngjitur në Kryeministri për të zhvilluar një takim me Edi Ramën. Ndërsa në orën 19:00 kryeministri ka paralajmëruar një deklaratë për shtyp.


Fatmir Xhafaj në Kryeministri

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 31/03/2018 19:02

    Te protestoj populli ne menyre paqesore dakort jam. Por jo me skema kriminele mbrapate vendosura nga parti politike

    Përgjigju
  • Ano: 31/03/2018 19:00

    Realisht duhet te mari fund dhuna ndaj policis se eshte e turpshme.

    Përgjigju
  • Nazmi: 31/03/2018 19:00

    Jam 50 vjec dhe kam pare shume protesta dhe e them me plot goje qe kto jane skenare vetem te nje njeriu. Te atij njeriu qe ka nxitur veten dhune ndaj shqiptarve. Sali gjysh Berisha

    Përgjigju
  • Paa emer: 31/03/2018 18:59

    Kjo eshte e turpshme. Njerez te vendosur posacerisht per te shkaktuar dhune jane skenare qe nuk duhet te ekzistojn me.

    Përgjigju
  • Halim: 31/03/2018 18:58

    Ore per protesta paqsore jam dakort une se edhe policia ka treguar qe di ta menaxhoj nje protest paqesore por kur krijohet dhune ndaj policise kjo eshte e pafalshme

    Përgjigju
  • Fredi: 31/03/2018 17:36

    Deklarata e Zotit Xhafa eshte e sakte. Ka patur skenar per dhune. Fakter po dalin avash avash. Ne proteste ka spikatur Sali Lusha, rrugaci i perjetshem i PD-se. Shkon ngaqe e ka merak Kuksin

    Përgjigju
  • Hahahaha: 31/03/2018 15:50

    Po nje lloj janë saliu çizmja, kto thonë lyje me vazelin se bejm çte duam ne,paguaj 2000mij lek naften dhe plus takse rruge me 200euro ne muaj.

    Përgjigju
  • tironsi: 31/03/2018 15:37

    Gjeja me e urryeshme eshte qe keto legenat gajasen dhe mbajne fjalime nga zyra nderkohe qe aty perplaset populli me popullin . Se nuk eshte faji atyre policave te shkrete qe per ti mbush barkun ketyre u duhet te durojne guret e gjakut te vet. Shtetare qe paralajmerojne se do i kunderpergjigjen edhe me dhunshem popullit te vet eshte kanceri i ketij njerezimi .

    Përgjigju
  • Ilo: 31/03/2018 15:03

    Mire qe nuk foli per pistoleta stilolapsa e thika me helm gjarprinjsh pashtriku,si ish kolegu komunist Saliu,po leri skenaret o Fatmir se dhune dypalshe ka ne te gjithe boten po shikoni mos merrni me vendime antipopullore se cdo mengjes kur zgjohemi nga nje takse te re po na vini po na zini frymen sa ska polici ne bote qe ju mbron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd