Dhuna, Rama: Të hënën ulem me kryetarin e Kukësit, 2 muaj konsultim me qytetarët

TIRANE-Kryeministri Edi Rama përmes një deklarate për mediat ka dënuar dhunën e ushtruar në Rrugën e Kombit në Kukës ndaj policisë së shtetit dhe djegien e sporteleve të kompanisë së koncesionarit. Rama është shprehur se ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut të Kukësit, Bashkim Shehu dhe do të takohet ditën e hënë për të biseduar, ndërsa në 60 ditët e ardhshme do të realizohen dëgjesa me banorët e qarkut të Kukësit ku do u shpjegohet se do të përfitojnë si përdorues të shpeshtë të rrugës përmes një karte të veçantë.

Kush e vendosi atë zjarr, kush ushtroi vandalizëm dhe kush guxoi të ngrejë dorë mbi forcat e policisë nuk do të ketë asnjë shans t’’i shpëtojë ligjit. Zjarr-nxitës të kazanit politik të Tiranës nga frika e drejtësisë. Kontrata parashikon jo vetëm 120 mijë euro kontribut kompanisë për transportin e banorëve në nevojë, por edhe karta për banorët që janë përdorues të shpeshtë të rrugës”.

E ndërsa e cilësoi protestën një organizim të ngjizur me urdhër nga opozita në Tiranë, Rama theksoi se socialistët që ishin pjesë dhe që ngritën dorë ndaj policisë janë të përjashtuar nga partia Socialiste.  “Gjuha e benzinës dhe çizmja e dëshpërimit do marrin përgjigjen qershorin e ardhshëm. Ndërsa çdo këshilltar socialist që ka ngritur dorë qorrazi apo në vetëdije, të ngjizur me urdhër nga Tirana, e ka humbur të drejtën për të qenë pjese familjes së PS”.

Në fjalimin e tij para mediave kërkoi që të bëhet dallimi mes qytetarëve dhe vandalëve, ndërsa thumboi Bashën për akuzat për ndërtimin e Rrugës Durrës-Kukës. Shefi i qeverisë shqiptare premtoi se vandalëve do u kthehet përgjigje në të njëjtën mënyrë, ndërsa pranoi se nuk është i pagabueshëm, por shtoi se në asnjë veprim të tij nuk ka tradhti kundër qytetarëve.

Unë nuk jam i pagabueshëm dhe përpiqem që të bëj gjithçka për të mirën e vendit. Nëse nuk kam bërë dot më shumë për ta shpjeguar më mirë, se e vërteta është e shkruar në kontratë që cdokush që është përdorues i shpeshtë do të përfitojë nga një sistemi, atëherë u lutem që ta pranojnë ndjesën tim sot, në asnjë vendim apo veprim tim nuk ka tradhti, indiferencë nga halleve tyre, asnjë harresë ndaj ëndrrave shpresave të tyre”.

Kush e vendosi atë zjarr, kush ushtroi vandalizëm dhe kush guxoi të ngrejë dorë mbi forcat e policisë nuk do të ketë asnjë shans t’’i shpëtojë ligjit. Zjarr-nxitës të kazanit politik të Tiranës nga frka e drejtësisë së re u them as populli nuk kanë asnjë lidhje me këtë shfaqje të ulët vandalizmi dhe dëshpërim. Gjuha e benzinës dhe çizmja do të marrin përgjigjen qershorin e ardhshëm edhe më shembullore sesa morën qershorin e shkuar në Kukës apo mbarë Shqipërinë, ndërsa të pa ngushëllueshmit kryetarit pa kokë të opozitës, duke ngatërruar 200 mln dollarë që e vendosën nën akuzë për Rrugën e Kombit nuk kam se cfarë ti them.

Të gjithë bashkë të mbledhur, këtë nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër përveç se të tallen me pakicën për të nxitur rrëmuja dhe për të bërë rrumpallë sa herë janë në pushtet. Këtë të vërtetë të hidhur e dinë mirë shqiptarët. Kukësi nuk do të kthehet kurrë për mish për zjarrin që kuan të ndezin kartat e djegura. Vandalët nuk janë nga Kukësi, Tropoja, Hasi apo Shqipëria. Me vandalët ne do të sillemi sikur e meritojnë shkelësit e ligjit, ndërsa me qytetarët do të sillemi sikur na e do vizioni, do të dëgjojmë me vëmendje të gjitha të vërtetat e shtrembëruara nga kazani mediatik dhe politik.

Kontrata parashikon jo vetëm 120 mijë euro kontribut kompanisë për transportin e banorëve në nevojë, por edhe karta për banroët që janë përdorues të shpeshtë të rrugës. Ne jemi ulur me kompaninë për të përcaktuar kontratat për përdoruesit e shpeshtë. Kështu që të gjithë kundërshtuesit që nuk kanë lidhje me krimet e sotme të qenë të qetë, që për përdorim e shpeshtë të rrugës nuk do të paguajnë njëlloj si të tjerët. Brenda 60 ditëve do u shpjegojmë të vërtetën dhe atë që kemi në plan për përdoruesit e shpeshtë të rrugës në qarkun e Kukësit. Ndërkohë që kryebashkiaku i Kukësit më ka kërkuar me shkrim një takim, unë do të ulem me të që të hënën për të biseduar, sigurisht që deri të hënën ai do të jetë distancuar nga dhuna kriminale e ditës së sotme.

Po ashtu cdo këshilltar socialist që ka ngritur dorë qorrazi apo në vetëdije, të ngjizur me urdhër nga Tirana, e ka humbur të drejtën për të qenë pjese familjes së PS. Rruga e Kombit u ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarë dhe nuk mund të pranojnë që të kushtojë më shtrenjtë, nëse nuk garantojmë të ardhmen. Unë nuk jam i pagabueshëm dhe përpiqem që të bëj gjithçka për të mirën e vendit. Nëse nuk kam bërë dot më shumë për ta shpjeguar më mirë, se e vërteta e shkruar në kontratë që cdokush që është përdorues i shpeshtë do të përfitojë nga një sistem. Atëherë u lutem që ta pranojnë ndjesën tim sot, në asnjë vendim apo veprim tim nuk ka tradhti, indiferencë nga halleve tyre, asnjë harresë ndaj ëndrrave shpresave të tyre. Cili është ai kryeministër që nuk do të doshte ti kënaqte të gjithë dhe nuk do të donte që gjithçka të ishte falas.

Deklarata e Edi Ramës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant usa: 31/03/2018 21:24

    Ed Rama po nxjer ne pah pa pjekurine si politikan me simptoma hakmarrje dhe nervozizmi SI PUNON BOTA Z RAMA KAM 17vite QE PAGUAJ TOLL NY- NJ E KAM FILLUAR ME 4.6 $ SOT ESHTE 15 $ CFARE TE KUSHTONTE TY Z RAMA TA FILLOJE TOLLIN ME 2 euro. DHA KUR TE KAPERCESH VARFERINE TA RRITESH PAK NGA PAK PERPARA RREVOLTES SE POPULLIT KONTRATA BIJE TANI TI DOLE I HUMBUR ME SITUATE POLITIKE TE KOMPLIKUAR

    Përgjigju
  • Dulla: 31/03/2018 19:59

    Kryeministri po tjeterson permbajtjen e protestes duke e I cilesuar si grup vandalesh dhe keqbersish dhe jo si proteste popullore

    Përgjigju
  • Bledi: 31/03/2018 19:49

    Po e humbet fare sensin e realitetit me ekonomine, mos degjo Ahmetaj qe nuk ja ka haberin makroekonomise! Populli ta jep pergjigjen me vote! Zgjohu PS e kerkoji llogari Rames se ju katandisi si Pd e Lulit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë