Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg 4 nga 14 të arrestuarit për protestën e dhunshme të opozitës ditën e shtunë në datë 16 mars para parlamentit. Në burg janë lënë; Aldi Spaho, Gazmir Bekshiu, Ermir Bruka dhe Pal Daija. Ndërkohë që 10 protestues janë lënë në masë 'detyrim paraqitje'.
Në total, për protestën u proceduan 33 persona përfshirë sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Nga 33 të proceduarit, 14 u arrestuan ditën e shtunë, shtatë janë shpallur në kërkim, ndërsa të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.
Gazmend Bardhi u procedua si organizator i tubimit që përshkallëzoi në dhunë para parlamentit të Shqipërisë me protestuesit që goditën me gurë policinë dhe tentuan të mësyjnë në godinën bosh të Parlamentit. Ishte Bardhi që kërkoi leje në Policinë e Tiranës për mbajtjen e protestës pa afat të caktuar, e cila njëjtë si edhe në tubimet e tjera, ju refuzua për disa çështje.
Veprimet procedurale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Në vendngjarje policia mblodhi në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla të ndaluara si të rrezikshme për jetën.
Personat që po hetohen akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”. Opozita ka paralajmeruar protesten e radhes diten e enjte para parlamentit.
Detyrim paraqitje
Edison Tahiri
Klajdi Poci
Denaldo Buzi
Eduart Buzi
Elidian Buzi
Florijan Zeneli
Jeton Spahiu
Ali Bruci
Kevin Kastrati
Flamur Rraja
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35
Cfare lesh gjykatae shume pak Jane mbajtur ne burg
Përgjigju