Dhuna në familje dhe Krimi mjedisor, Komisariatit Dixhital i shtohen 2 rubrika të reja! Rama: Do mund të shihni reagimin e Policisë ndaj ankesës suaj me një klik

TIRANË- Dhuna në familje është një nga problemet më të shumta me të cilën përballet shoqëria shqiptare, e si për të gjetur një mënyrë për ta çuar në nivelet minimale të saj, pasi zhdukja e këtij fenomenit duket e pamundur, Policia e Shtetit ka zgjedhur që të hap një kategori në aplikacionin Komisariati Dixhital. Risi është mundësia që i jepet denoncuesit për dhunën në familje, që të komunikojë online me operatorin e sallës.

Në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama, bëhet me dije se një tjetër rubrikë që i është shtuar është edhe "Krimi Mjedisor", një problematikë e cila është vendosur në fokus të qeverisë shqiptare për mandatin e tretë. Në video jepen detaje se si funksionon ky aplikacion me 8 rubrika në total, ku denoncuesve do t'u ruhet anonimati i plotë, por edhe do u kthehen përgjigje të personalizuara, si edhe globale që u dërgohen përdoruesve të këtij aplikacioni.  

" Komisariati Dixhital ka shtuar dy rubrika kryesore me shumë përditësime të fundit , 8 në tërësi që përfshin aksident i gabuar, ndërtim pa leje, korrupsion, vjedhje, armë mbajtje pa leje, dhunë, ankesë dhe krim mjedisor. Aplikacioni shkarkohet falas, i janë shtuar edhe 2 natyra të tjera të paligjshmërisë Dhuna në familje dhe Krimi mjedisor ku qytetar mund të denoncojnë. Ka edhe një rubrikë të detajuar me "Pyet Komisariatin Dhixhital" e cila do të funksionojë nëpërmjet opsione hashtag dhe tag. Një staf i dedikuar , do t'ju përgjigjet pyetjeve të qytetarëve dhe paqartësisë që ata kanë në pwrdorimin  e Komisariatit Dixhital. këto pyetje do të publikohen me anonimat të plotë të plotë. Me ndryshimet e fundit u dërgon mesazh përdoruesve. Këto mesazhe janë të personalizuara apo globale për të gjithë përdoruesit e aplikacionit. Mesazhet janë kryesisht të natyrave të ndryshme, kryesisht informuese.  Rubrika e Dhunës në familje do të ketë mundësi të komunikimit online me operatorin e sallës", njofton Policia.

Një aplikacion i tillë, për kreun e qeverisë, do monitorohet edhe reagimi i Policisë së Shtetit ndaj ankesës ose kërkesës së tyre, vetëm me një klik

"Mirëmëngjes  dhe me Komisariatin e Ri Dixhital, ku është zgjeruar hapësira për veprim e qytetarëve, të cilët ndër të tjera mund të monitorojnë edhe reagimin e Policisë së Shtetit ndaj ankesës a kërkesës së tyre, vetëm me një klik nga smartfoni ose kompjuteri, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja