Katër persona janë në gjendje të rëndë në spital në Brixton, në jug të Londrës pasi u përpoqën të futeshin me forcë në një koncert ku performonte artisti Asake. Shërbimet e urgjencës nxituan në Akademinë O2 në Stoclonderell Road pas raportimeve nga policia për konflikte dhe problemeve nga turma. Në orën 21:35 të së enjtes mbrëma arriti policia dhe ambulanca në vendngjarje.
Policia ka thënë se tetë persona janë dërguar në spital, katër në gjendje kritike dhe një grup njerëzish kanë pësuar lëndime që besohet se janë shkaktuar nga shtypja. Të ftuarit në Akademinë O2 të Londrës në Brixton thuhet se ishin lënë jashtë në temperatura të ulta, duke bërë që disa të përpiqeshin të futeshin me forcë brenda dhe koncerti të anulohej.
Pamjet e ngjarjes janë shfaqur në rrjetet sociale dhe duket se tregojnë përleshje mes tifozëve dhe policisë, së bashku me një prani të madhe të shërbimit të urgjencës në vendngjarje.