Dhunimi i Xhisiela Malokut, Pjerin Ndreu në 'Report Tv': Gafë skandaloze e PD-së, shqiptarët s'manipulohen nga histori të tilla

Prej disa ditësh në media po artikulohet historia e dhunimit të Xhisiela Malokut nga ish-i dashuri Rrahman Rraja, djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu i ftuar në studion e 'Report Tv' ka komentuar ngjarjen duke u shprehur se e gjitha është sajesë dhe se kjo tregon sjelljen skandaloze të shpifjeve që kanë zënë rrënjë në PD.

Të shkojë Balla me një deputet në Komisariat që t’i vedosë pistoletën në kokë një efektivi është absurditet. Është sjellje skandaloze që ka zënë rrënjë në PD. Është gafë skandaloze. Mund ta kuptoj që është një sajesë turpi dhe është e pabesueshme që opozita bën këtë gjë për të ardhur në pushtet. Nuk e kuptoj që kapacitetet intelektuale aty e lejojnë.

Pjerin Ndreu, deputet i PS-së

Më tej, Ndreu u shpreh se akuzat e opozitës nuk do të ndikojnë në zgjedhje pasi shqiptarët nuk manipulohen nga histori të tilla.

INTERVISTA E PLOTË:

Të shkojë Balla me një deputet në Komisariat që t’i vedosë pistoletën në kokë një efektivi është absurditet. Është sjellje skandaloze që ka zënë rrënjë në PD. Është gafë skandaloze. Mund ta kuptoj që është një sajesë turpi dhe është e pabesueshme që opozita bën këtë gjë për të ardhur në pushtet. Nuk e kuptoj që kapacitetet intelektuale aty e lejojnë.

Gjykoni se ka impakt kjo çështje në zgjedhje?

Shqiptarët nuk manipulohen nga histori të tilla. Nuk ndodh kjo. Kjo është një sajesë për azil. PD është bërë si ato shoqatat e hakmarrjes. Për mua është qesharake por për shqiptarët është e rrezikshme.

A ka përgjegjësi deputeti i PS-së për djalin e tij?

Përgjegjësi penale? Nëse i biri ka kryer një akt të tillë drejtësia është aty që të veprojë. Që këtu opozita certifikohet se ka humbur rrugën në oborrin e vet. Në Shqipëri, opozita po instalon një mekanizëm dizinformacioni. Por kjo nuk është opozitë. I bëj thirrje kolegëve të mos binë në të njëjtin batak disinformimi.

Të besojmë tek Prokuroria?

Sigurisht që po. Por jam shumë i shqetësuar për opozitën. Të mos i helmojnë më shqiptarët. Është e vetmja opozitë në botë që kanë 0 ngritje. Pse? Sepse merrem me historia të tilla. Ti nuk del dot pa kriminilet pa shifra. Kjo është turp. Unë pastaj të raportoj shifrat e tua. Ne kemi ulur mbi 60% numrin e vrasjeve. Është absurde të thuash që kemi destabilizuar vendin. Nuk do bëjnë gjë tjetër veçse do të tregojnë që janë të paaftë. Reforma në drejtësi është e vonuar prej tyre. Ata prodhojnë vetting dhe nuk marrin pjesë në Vetting. Ai në politikë do të bëhet nga SPAK. Është një cikël që fut në brazdë kë ka objekt. Nëse vërtetohet se politikanët kanë bërë një gjë të paligjshme duhet të shkojnë në burg. Kaq!

Bizneset kanë nisur të përmenden me emra për koncesionet. Por çfarë ndodh me ta?

Është presion dhe gjobë. Ka një problem shumë të madh, pasi unë si qeveri mund të kem gabime në dhënien e koncesioneve por ky është problem i imi. Ç’punë ke me ata? Është problemi im si qeveri. Ata duan që ta dekurajojnë biznesin. Ne kurrë nuk e kemi përmendur emrin. Ne kemi anatemuar qeverinë. Ti ke një qëllim tjetër. Ke sulmuar ekonominë kombëtare. Është autogol.

Çfarë do të sjellin këto akuza për PD-në?

Çdo ditë e më shumë tregon se nuk di çfarë të bëjë si opozitë. Ka një frikë reforma në drejtësi. Sepse do të pushojnë fjalët në erë. Atyre i interson që ashtu ta mbajnë foltoren e Kuvendit.  Nuk kanë lënë një përfaqësues të forcës kundërshtarë që nuk na kanë goditur. Po ishe në pushtet, pse nuk na godite? Nga reforma në drejtësi duhet të kenë frikë të gjitha partitë. Ne vetëm sa hapëm rrugën. Ata që nuk janë partnerë është opozita jonë. Nëse mes dy palëve besojnë opozitën është absurd por shqiptarët nuk e besojnë. Janë më të zgjuar se Babalja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 27/09/2018 19:50

    Ky ishte ai qe nuk e qelloi nga pas Strazimir qerrosin por i terhoqi vemendjen hahahaha Pjerdhini i besueshem hahaha

    Përgjigju
    • Komjak: 28/09/2018 13:24

      Ky bure i nderuar ,thot gjithmon te verteten ,prandaj duhet besuar-pa qysh pa ku.More po kjo fyteyre,mos eshte ai qe perkedheli Strazimirin.E Strazimiri pretendon se e paska dhunuar.Po ne e pam vet;nja 7 a 8 grushte turinjeve i hoqi.E ven e thon per kete birbo se eshte terrorist.Mos i bini ne qaf ketij gardiani.Edhe Xhisielen e ka zhdep ne dru PD-ja e jo Rahmani.Sipas ketij filozofi PD-ja kte e ka ber per kredo politike.Doni me per Pjerinin.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë