SHKUP - Nënë e bijë, me origjinë shqiptare, akzuojnë policinë kufitare maqedonase se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Luljeta Talelli dhe vajza e saj Viola rrëfejnë për Drini.mk se janë keqtrajtuar pa arsye nga punonjësit e policisë në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Nënë e bijë ishin nisur me autobus nga Tirana, për të mbërritur në Shkup, por kanë përjetuar një tmerr të vertëtë nga policia maqedonase…Ato rrëfejnë se janë tërhequr zvarrë, janë dhunuar dhe janë arrestuar pa asnjë motiv”.
Sipas rrëfimit të tyre, punonjësit e doganës pa dhënë asnjë sqarim zbritën nga autobusi dy shqitparet, ndërsa ora shënonte 3 e mëngjesit, dhe nuk i lejuan të kalonin kufirin. Nëna tregon mes lotësh, se policia doganore i mori zvarrë të bijën dhe e pa me sytë e saj teksa e dhunonin.

“Kaluam doganën shqiptare, u futëm në doganën maqedonase, janë mbledhur pasaportat dhe vetëm ne na tha “Juve ku do shkoni”, në mes të tjerëve ai ngriti zërin dhe të gjitha pasaportat maqedonase janë kthyer në autobus, vetëm tonat s’u kthyen. Violën e thërrasin te sporteli dhe i thonë se do ktheheni mbrapsht. Zbrita nga autobusi se vazja po vonohej. Kërkova arsye pse do kthemi dhe na thanë s’ka arsye. I mori pasaportat i futi sërish në sistem dhe tha: Ju qenkeni nënë e bijë. Vulos pasaportën e vajzës dhe mua me thotë që do rrish këtu.

I thash do kthehemi të dyja se lë vajzën vetëm. Në këtë moment, do sqarohemi brenda na thane. Pasaportën time e kishte polici ma mori nga dora s’ma dha më. Vajza u tremb. U mundua të telefononte babin dhe vëllain, por një police i rrëmbeu telefonin nga dora. Ajo ushtroi dhunë më kapi për fyti. Vajzën e morën zvarrë e cuan nga mbrapa në një koridor të fehshtë, mua më mbajti dikush tjetër s’më la të shkoja. I vunë prangat vazjës dhe pastaj erdhën më tërhoqën mua zvarrë, më cuan te dhoma ku ishte vajza. Kur kamë hyrë brenda që vajza ime po dhunohej, u tmerrova. Më qëlluan me shpulla: “Bërtisni sa të doni nuk ju ndihmon njeri”.

Gjatë rrëfimit, ato tregojnë dhe shenjat e dhunës në trupit e tyre, për të cilat kanë marrë edhe çertifikatë mjekësore. Luljeta dhe vajza e saj Viola, kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e ambasadës shqiptare në Shkup dhe avokatit të popullit.
Nënë e bijë, tregojnë se janë mbajtur në këtë ambjent, deri në orën 8 të mëngjesit, dhe janë cuar në Gjykatë.

“Gjykata na coi në burgun e Ohrit dhe pastaj nuk e di e anuluan përsëri, i thash s’duhet të na coni në burg, duhet të mbrioni një femër që dhunohet në rrugë. Aty mbyllën derën filluan diskutimet përsëri. Kur po na conin në sallë një police na than ë shqip: “Mirë jua bëjnë juve nënat shqitpare që i sillni vajzat për prostitutë.” Na hoqën burgun por na morën pasaportat dhe duhet të paraqitemi cdo ditë në polici, por edhe aty na diskriminojnë na thonë: S’ju pranojnë se keni ardhur dy minuta me vonesë. Jemi të pamjekuara, vajza ka qenë me temperaturë. Kemi 4 ditë me 100 euro që kishim me vete”, tregon zonja Luljeta.

Ditë më parë policia maqedonase raportoi arrestimin e dy shqiptareve me argumentin sipas tyre, se sulmuan punonjësit e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë.
Gjithcka ka ndodhur mëngjesin e 15 Korrikut, ndërsa kjo ngjarje vjen në një kohë kur prej disa javësh protestohet në qytetet maqedonaseku jetojnë shqitparë kundër rastit “Monstra”.

/Shqiptarja.com

VIDEO