GJIROKASTER - Babai i Teqesë së Shtëpëzit në Gjirokastër, Alim Saraçi, së bashku me 4 pjesëtarët e familjes së tij janë dhunuar dhe grabitur në banesën e tyre. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mësohet se 5 persona kanë hyrë në banesën që ndodhet pak metra larg Teqesë së “Baba Hasanit” ku ai shërbente. Teksa kërkonin paratë dhe sendet me vlerë, grabitësit të maskuar dhe armatosur kanë ushtruar dhunë fizike karshi pjestarëve të familjes Saraçi.

Duke i goditur me sende të forta pjesëtarët familjes, madje edhe dy mbesat e Baba Alimit të cilave ju janë lidhur duart, grabitësit kanë munduar të marrin një sasi prej 200 mijë lekësh të reja, dhe një armë gjahu me të cilën kanë vrarë edhe qenin e familjes pasi kane finalizuar misionin e tyre.

teqja me logo

Si pasojë e dhunës pjestarët të familjes Saraçi janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, nga ku mësohet se më rëndë paraqitet gjendja e djalit të Alimit, i cili është qëlluar me thikë nga grabitësit, ndërsa plagë të rënda ka marrë edhe kryfamiljari.

Mjeku, Roland Karalli, jep më shumë informacion për gjendjen shëndetësore të familjes Saraçi.

"Babai nuk kishte ndonjë plagë të madhe, përveçse një plagë në hundë, plus shembje nga rrahja. Djali kishte plagë të rënda dhe të çara me mjete të forta të mprehta ku mund të themi thika. Ndërsa gruaja nuk kishte ndonjë problem të madh vetem një gërvishtje në faqe dhe një shembje në anën e djathtë të gjoksit, madje gruaja e mohoj shtrimin, iku pavarësisht se ne i hapëm kartelë. Ndërsa sot që i pamë janë në gjendje më të mirë, nuk kanë ndonjë problem për jetën, shpresoj që të bëhën me mirë." tha mjeku

teqja me logo

Të afërmit e të dhunuarve refuzojën të japin detaje për ngjarjen, ndërsa në planet e fokusura nga kamera e televizonit A1 Report dallohen qartë njolla gjaku në oborrin e shtëpisë, dritare të thyera, çka tregojnë për agresivitetin e dhunuesve.

teqja me logo

Lidhur me këtë ngjarje policia e Gjirokastrës ka shoqëruar 7 persona të cilët po merren në pyetje, ndërsa ende nuk janë identifikuar autorët.

teqja me logo

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)