TIRANË- Drejtuesi Politik në degën 7 në Tiranë, Agron Shehaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka denoncuar dhunimin e zyrës elektorale të PD-së në këtë njësi.

Ai përmes një videoje ku shfaqet së bashku me aktivistë të PD-së thotë se ditët e fundit të gjithë janë dëshmitarë të sulmeve ndaj zyrave elektorale të PD-së.

Ai theksoi se të gjitha sulmet janë të frymëzuara nga Edi Rama dhe se këto janë shënja të qarta të panikut nga humbja.

Shehaj tha se Rama dhe njerëzit e tij nuk e trembin dhe se do të vazhdojnë punën deri më 25 prill.

“Në datën 25 Prill n Edi  Rama  do humbasë dhe Shqipëria do të fitojë dhe ne të gjithë së bashku do fillojmë të punojmë për njerëzit.”, shtoi ai në fund.