Gjykata e Tiranës ka lënë në burg për 30 ditë, Zamir Sijanin, i arrestuar për dhunimin e dy personave, babë e bir gjatë protestës së të dielës.
Zijani u filmua nga kamerat e Report Tv duke qëlluar me patericë Ymer Çelën dhe djalin e tij Erjon Celën, gjë për të cilën ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi policinë e shtetit.
Ai është një person me precedent të theksuar penal, pasi ka qenë dënuar më parë për trafik droge, mbajtje pa leje të armëve, municioneve dhe lëndëve shpërthyese.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Zamir Sijani në vitin 2005 është dënuar me 5 vite burg për trafikim lëndësh narkotike në Itali, por dënimin e ka vuajtur në Shqipëri. Në vitin 2011 në rrugën e Durrësit në Tiranë është kapur me armë zjarri pistoletë TT, por është nxjerrë nga gjykata pas tre ditësh duke u dënuar për armëmbajtje me 5 mln lekë.
Policia deklaron se Sijani është identifikuar nga pamjet, të cilat i transmetoi Report Tv ditën e protestës së 2 qershorit.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)