Dhunoi barbarisht personazhin e Tik Tok, Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës! Shikoni momentin (VIDEO)

Reperi i njohur, Noizy është vetëdorëzuar në policinë e Kosovës. Raportohet se Noizy është dorëzuar në policinë në Pejë pas disa muajsh në kërkim për dhunën ndaj personazhit të TikTok Medi Iseni.

Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, pritet që të ndalohet për 48 orë me vendim të prokurorit.

“Reperi Noizy pak më parë është paraqitur në stacionin policor, me ç’rast më pas do të intervistohet nga hetuesit policor, e me vendim të prokurorit të shtetit do të ndalohet për 48 orë”- ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për Express.

Noizy së bashku me 7 persona të tjerë, dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Ndërkohë edhe Stresi pas disa muajsh i shpallur në kërkim nga policia u vetëdorëzua më 1 nëntor të këtij muaji.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:43
Publikohen pamjet kur Noizy vetëdorëzohet në policinë e Kosovës

 

Këto janë pamjet kur Noizy vetëdorëzohet në policinë e Kosovës.

Noizy po ashtu u arrestua  në Shëngjin më 7 gusht të këtij viti pas një urdhri të autoriteteve kosovare, i akuzuar për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax

Reperi më pas u ekstradua në Kosovë, ku kaloi disa ditë në paraburgim. Ndërkohë më 16 gusht Noizy u lirua nga qelia e paraburgimit kundrejt garancisë 50 mijë euro, sipas vendimit të gjykatës së Durrësit

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sapa: 05/11/2024 14:32

    Mos e leshoni,le qe ju jeni ne kosove e jo ne shqiperi ku nuk ka shtet.Shqiperise i duhen 100 vjet te arrije standartin tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?