Grushtet dhe poshtërimi ndaj Eduart Kucit, i kushtoi “arrestin në shtëpi” Jozefin Markut, 30-vjecarit që bashkë me disa miq, dhunuan personazhin e njohur në Kosovë, kur mbërriti në Shqipëri.
Gjykata e Tiranës, caktoi masë arrest në shtëpi edhe për shokun e tij, Kristjan Nikolli, i cili drejtonte Land Roverin me të cilën i zunë pritë Kuçit pranë mbikalimit të Rinasit.
Grupi i Jozefin Markut e ndaluan makinën McLaren të Eduart Kuçit të kamufluar si polici me fenelina dhe duke i nxjerrë tabelën. Aty nisën ta godasin, ndërsa Marku i kërkoi të ulet në gjunjë e t’i kërkojë falje.
E gjitha nisi pasi Eduart Kuci, e ofendoi në rrjetet sociale. Të dy janë bërë të njohur për pjesëmarrjen në reality shou, spektakle që janë bërë shkak edhe për përplasjen mes tyre.
Ngjarja mori përmasa virale në rrjetet sociale pas shpërndarjes së videos që njerëzit e Jozefin Markut e filmuan për të ulur imazhin publik të Kuçit.
Jozefin Marku u arrestua më 5 shtator në shtëpinë e shokut të tij në Lezhë dhe dyshohet për 5 vepra penale, pengmarrje, plagosje e lehtë, kanosja e deri te mbajtja pa të drejtë e uniformës dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private. 2 persona u shpallën në kërkim, ndërsa të tjerë akoma nuk janë identifikuar.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
pasi akuzohet për 5 vepra penale, nga pengmarrja, palgosje e lehtë, kanosja e deri te mbajtja pa të drejtë e uniformës dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private. - Dhe si del arrest shtepie me 5 akuza?
Përgjigju-
Po me kto gjykatsa plera pse nuk meret spak, keto vendime korruptive te qarta si drita e diellit, dergojn situatat ne vetgjyqsi dhe vrasje. Trupa gjykuese duhet urgjent te hetohet nga spak
-
-
Te ishte na fukara do ti thoshin Burg pa afat eshte Jozi shko ke shpia I thone,shtet Palaco
Përgjigju










Komente
Komento