Dhunoi mësuesin që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht motrën e tij, lirohet 29 vjeçari në Tepelenë! Prokuroria: Arrestimi i tij, i paligjshëm
Mësuesi i dhunuar, Kleanth Laçi
Është liruar nga ambientet e komisaritatit të policisë së Tepelenës, 29 vjeçari A.G, vëllai i njërës prej nxënëseve 13 vjeçare të cilat kanë pretenduar se janë ngacmuar seksualisht nga Kleanth Laçi, mësues i edukimit fizik në shkollën 9 vjeçare të qytetit të Tepelenës.
Mbajtja e tij në komisariat nuk e ka kaluar kufirin e 48 orëve. Prokuroria e Gjirokastrës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e të riut dy ditë më parë pasi u vetë dorëzua në komisariatin e policinë, duke pranuar dhunën e ushtruar ndaj mësuesit 59 vjeçar. Kleanthi Laçi mësuesi i akuzuar për ngacmim seksual dhe i arrestuar, është anëtar i Këshillit Bashkiak te Tepelenës dhe përfaqëson PS.
Mësohet se lirimi i 29 vjeçarit nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e A.G. pasi nuk kishte shkaktuar dëme që mund t'i shkaktonin vdekjen mësuesit Kleanthi Laçi.
Kujtojmë se 29 vjeçari deklaroi në momentin e dorëzimit të tij, se kishte ardhur nga emigracioni vetëm se motra e tij i kishte rrëfyer se Kleanth Laçi e kishte ngacmuar seksualisht.
Ndërkohë ditën e djeshme, policia ka arrestuar 59 vjeçarin Kleanth Laçin ndaj të cilit rëndojnë akuzat për deklarim të rremë dhe për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve. Laçi u pezullua nga puna e tij në shkollën 9 vjeçare të Tepelenës, deri në përfundim të hetimeve. Në prononcimet që kolegët e tij dhanë për mediat, njëra prej mësueseve, u shpreh se nuk besonte që 59 vjeçari ta kishte bërë një gjë të tillë. Ndërsa drejtoresha e shkollës, deklaroi se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë në sjelljen e Kleanth Laçit kundrejt vajzave që pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht. Gjendja e vajzave raportohet të jetë e mirë ndërsa kanë dhënë dëshminë e tyre për efektivët, në praninë e psikologes.
B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.2%
-
E gabuar
40.6%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 4912
Lajme të tjera
-
Përfshihet nga flakët një banesë e komunitetit rom në Gjirokastër, shkrumbohet gjithçka! Familja në ‘qiell të hapur’
21 Mars, 12:00
-
Mbetjet e naftës derdhen në Vjosë, ambientalisti për Report Tv: Rrezik për jetën e egër, të nisë plani për menaxhimin e Parkut Kombëtar
20 Mars, 13:04
-
Performanca me maskota, karnavalet gjallërojnë Gjirokastrën (VIDEO)
19 Mars, 13:00
-
Rruga e paasfaltuar, banorët e Memaliajt në protestë: Nuk dalim në votime nëse nuk nis rikonstruksioni
17 Mars, 16:53
-
Vjosa Park Kombëtar, Rama: Moment historik, mbrojmë përgjithmonë lumin e fundit të egër në Europë! 80 mln $ investim impiante për pastrimin nga ujërat e zeza
15 Mars, 10:40
-
Urat e vjetra të Shqipërisë kërkojnë ndërhyrje, me ndihmën e Bankës Botërore synohet rikonstruksion në 30 objekte
6 Mars, 20:55
-
Memaliaj/ Subvencionet për grurin, skualifikim i padrejtë! Fermerët: Kostot në bujqësi të larta, shteti s’na mbështet
6 Mars, 17:18
-
U asfiksua nga rrjedhja e bombolës së gazit, 68 vjeçari në Dropull gjendet i vdekur brenda banesës së tij
6 Mars, 15:26
-
Kampionati i 8 Europian i precizionit, Shqipëria merr të drejtën e organizimit
4 Mars, 19:45
-
U rikonstruktua 3 vite më parë, pamje nga ambientet e brendshme të gjimnazit Siri Shapllo në Gjirokastër! Lagështirë në muret e klasave
28 Shkurt, 10:22
-
Pikon çatia e shkollës, gjimnazistët bojkotojnë mësimin! Bashkia Gjirokastër pranon: Firma kreu punime pa cilësi
28 Shkurt, 09:59
-
Këlcyrë/ Shirat shembin rrugën në Katundisht, izolohen 100 banorë
27 Shkurt, 16:44
Nuk dua te mbroj mesuesin,por veprimi i prokurores dhe motivacioni jane skandaloze,per te mos thene te kundraligjshme.Fakti qe u vetedorezua dhe ka pranuar aktin, mund te lehtesoje denimin,por jo arrestimin.Qershia mbi torte eshte motivacioni qesharak se meqenese nuk i ka shkaktuar plage vdekjeprurese,atehere duhet liruar!!!! Eshte ne vete kjo prokurorja apo s'eshte?!Tani u krijoni precedent te gjitheve te bejne vetegjyqesi,mjafton t'a pranojne aktin,mjafton te vetedorezohen dhe mjafton vetem t'ua bejne kurrizin me te bute se barku,por jo t'i vrasin si pasoje!Shume veta keshtu e fillojne,diku me sqarime e diku //t'i japin nje mesim te mire// e shpesh perfundojne te rrahur e te vdekur e te vrare.Ju kujtohet ai aktori Agim Shuke qe vdiq nga qe e rrahen? Dhe sot e kesaj dite nuk dihet autori.Dhuna eshte dhune dhe ky person ishte me fat qe nuk u vdiq ne dore,por neser dikush tjeter mund te mos jete kaq me fat.Vellai i nxeneses mund te lajmeronte policine ne vend te bente ate qe beri.Znj.prokurore po jepni shembullin me te keq te drejtesise.
Përgjigju