Organizoi dhe porositi sulmin brutal ndaj tij, avokati Sokol Mëngjesi kërkon që t’i hiqen akuzat Dritan Nanos: I kam rregulluar marrëdhëniet me të

Organizoi dhe porositi sulmin brutal ndaj tij, avokati Sokol Mëngjesi kërkon që t’i hiqen akuzat Dritan Nanos: I kam rregulluar marrëdhëniet me të

Sokol Mëngjesi dhe autorët e ngjarjes

Avokati Sokol Mëngjesi i cili u dhunua barbarisht në datë 29 maj të këtij viti, përmes një deklarate noteriale vë në dijeni Gjykatën e Tiranës se ka rregulluar marrëdhëniet me Dritan Nanon, personin e dyshuar se ka porositur aktin.

Përmes mbrojtësit ligjor, Mëngjesi, një deklaratë të tillë e depozitoi në seancën e kësaj të mërkure, teksa Nano kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë.

Trupa e gjykimit nuk e mori parasysh kërkesën, duke lënë në fuqi masën e sigurisë vendosur ndaj Nanos.

Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona mëngjesin e 29 majit, mbasi la fëmijën në kopësht, në zonën e ish bllokut.

Personat që morën pjesë në këtë konflikt ishin Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Ky i fundit nuk mori pjesë në dhunë, por ndihmoi njërin prej autorëve ta largonte nga vendi ngjarjes.

Nga informacionet, mësohet se Sokol Mëngjesi është rikuperuar dhe ka nisur aktivitetin e punës. Shumë shpejt pritet që të marrë pjesë edhe në seancat gjyqsore, për të mbrojtur klientët që ai përfaqëson.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/09/2024 01:32

    Shpjegimin e keni tek pergjigjja e avokatit, i ka /rregulluar/ marredheniet me /trurin/ e agresionit.Se si i ka /rregulluar/,eshte ne te drejten e tij te shpjegohet ose jo,por gjykata nuk duhet t'a marre parasysh.Ky mund t'i/rregulloje/ marredheniet,t'a fale e te beje si te doje privatisht me keta gango,por akti i sulmit ne vetvete eshte nje veprim qe i duhet cuar penalisht deri ne fund,pavaresisht se c'deklaron avokati.

    Përgjigju
  • E verteta: 25/09/2024 18:24

    Avokati ja ka borxh opinionit publik sqarimin perse kerkon ta fale barbarin qe e masakroi. Ai e di mire se falja e tij nuk e shpeton ngs akuza dhe denimi kete ordiner. Ose avokati ndihet serish i kercenuar ose ka bere pazar te piset nen tavoline me ndermjetesimin e famozit Ben Rreli. E pakuptimte dhe e turpshme.

    Përgjigju
  • neri: 25/09/2024 18:23

    eshte lufte mes klaneve per te treguar qe nuk ka shtet, perdoren bandat per te trembur qytetaret

    Përgjigju
  • Marga: 25/09/2024 17:55

    Une nuk do e kisha falur. Ai ishte ne prag te vdekjes. Shpetoi per qime. E gjithe Shqiperia e MBROJTI dhe denoi akti kriminal te dhunuesve. Nese luhet dicka tjeter, te na e thote Sokol Mengjesi ja ka borxh, opinionit publik qe e mbeshteten. Nuk do ti kisha falur

    Përgjigju
  • Andon: 25/09/2024 15:45

    Shyqyr qe ka shpetu dhe esht be mir . Burrri Fal .

    Përgjigju
  • Bobi: 25/09/2024 15:39

    Ja paska mor gjoben avokati

    Përgjigju
    • Titi: 25/09/2024 16:27

      Po mir mo avokat,u ngrit me te drejt e gjith shqiperia per ty,me ke tallesh Po neser po te ndodhi prapp? Apo ja more leket nga denimi i opinionit dhe medias? E hengre Turpin me buke duke perdorur miletin,,,?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë