Dhunuan dy efektivët në Vlorë, lihen në burg dy vëllezërit që jepnin skuterë me qira!

VLORË- Dy vëllezërit Pashaj që dhunuan dy efektivët e Vlorës janë lënë burg. Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj u paraqitën sot në Gjykatën e Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa gjyqtari Artan Ciraga pranoi kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg.

Gjate zhvillimit të seancës për masën e sigurisë të dy vëllezërit nuk kanë dhënë deklarata. Ndërkohë avokatët e tyre kanë kërkuar nga Gjykata një masë më të lehtë, duke deklaruar se nuk përbëjnë rrezikshmëri dhe se nuk kanë qenë të dënuar më parë. 

Sipas avokatëve ngjarja mund të ketë ndodhur në gjaknxehtësi referuar edhe moshës së të arrestuarve. Gjithsesi, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke vendosur masën” Arrest në burg”.

Të dy vëllezërit u konfliktuan më 13 korrik me policët në zonën e Lungomares dhe ushtruan dhunë ndaj tyre për shkak të detyrës. Policët kishin ndaluar një person me skuter për t’i vënë gjobë pasi e kishin konstatuar kundravjatje, por në ato moment dy vëllezërit që ishin pronarë të biznesit të skuterëve me qira kanë dhunuar dy policët, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Ata ushtronin aktivitetin e tyre pa licence duke zaptuar hapësirën publike.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Korçë! I moshuari mbyllet në banesë, RENEA në vendngjarja (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri në Korçë! I moshuari mbyllet në banesë, RENEA në vendngjarja (VIDEO)