DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli dy personat që dhunuan kamerierin 18-vjeçar Genti Nela, pasi kërkoi pagesën për punën në hotel Flar. Gjyqtari Elvis Sulejmani caktoi masën arrest me burg, me afat 45 ditë, për Florian Habilajn, djali i pronarit të hotelit në Malin e Robit, si edhe për Enold Dragotin, shoku i pronarit që gjithashtu u përfshi në episodin e dhunshëm. Të dy akuzohen për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.
Për vlerësimin e masës së sigurisë, në Gjykatë doli edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, Melison Nela, i cili po ashtu u la në qeli nën akuzë për armëmbajtje pa leje. Pasi mori vesh lajmin se nipi i tij u dhunua, Melison Nela mori kallashin dhe shkoi të vrasë pronarët e hotelit. Ngjarja e rëndë u parandalua nga policia, e cila ndëryri për arrestimin e tij dhe dhunuesve të 18-vjeçarit.
Në kërkim rezulton ende djali tjetër i pronarit, Arbër Habilaj, 36 vjeç, ndërsa dhëndri 36-vjeçar i pronarit, po hetohet në gjendje të lirë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
Akuzohen për vrasje me dashje?
Përgjigju










Komente
Komento