Dhunuan modelen, dy motrat Berishaj ende në kërkim! Sekuestrohen dy makinat me të cilat lëvizën, sipas TIMS rezultojnë në Shqipëri

Dhunuan modelen, dy motrat Berishaj ende në kërkim! Sekuestrohen dy makinat me të cilat lëvizën, sipas TIMS rezultojnë në Shqipëri

Dy motrat Berisha dhe modelja e dhunuar, Klea Prenga

TIRANË- Dy motrat, Antonela dhe Marinela Bershaj që sulmuan Klea Prengën, janë zyrtarisht në kërkim. Pas referimit të çështjes nga Policia e Tiranës, prokurori Ndini Tavani ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për të dyja motrat nën akuzën e  plagosjes së rëndë me dashje.

 Ndërkohë janë administruar në cilësinë e provës pamjet fimike në lokalin ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë, aty  ku tregohet dhuna ndaj Klea Prengës, të cilës i kanë shkaktuar edhe dëmtime në fytyrë. Deri tani arrestimi i tyre nuk është bërë i mundur nga policia, e cila i shpalli në kërkim policor, sapo e dëmtuara bëri kallëzimin.

Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, dy motrat rezultojnë në Shqipëri. Të paktën zyrtarisht nuk raportohet se kanë kaluar kufirin për t’u arratisur në ndonjë vend tjetër, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë përdorur edhe ndonjë mënyrë tjetër largimit. Ndërkohë janë sekuestruar dy mjetet, me të cilat kanë lëvizur ditën e ngjarjes, mjeti që përdorën për të shkuar deri në restorantin ku dhunuan modelen, por edhe një mjet tjetër.

Ngjarja u shënua më 6 gusht në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë, ndërsa 24-vjeçarja Klea Prenga e bëri denoncimin dy ditë më pas. Në një postim të saj në Instagram ajo akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, se janë autore të dhunës fizike të saj duke i thyer një shishe në fytyrë.

Antonela u bë e njohur nga  dy show televizivë në të cilat ka marrë pjesë, 'Përputhen' dhe 'Big Brother Vip'. Edhe pse në kërkim nga policia, në disa raste ajo ka publikuar foto në Instagramin e biznesit të saj, duke reklamuar veshje.

Çfarë ka ndodhur?

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të të dyjave, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Sfidat kryesore në negociatat për armëpushim në Gazë

Sfidat kryesore në negociatat për armëpushim në Gazë