Dhurata për bashkëmoshatarët e prekur nga tërmeti në Durrës, Veliaj: Jam krenar për fëmijët e Tiranës

Dhurata për bashkëmoshatarët e prekur nga tërmeti në Durrës, Veliaj: Jam krenar për fëmijët e Tiranës

Bashkia e kryeqytetit njofton se qindra fëmijë të çerdheve, kopshteve dhe shkollave të Tiranës iu bashkuan këtë javë “Operacionit Kutia”, duke ndarë jo vetëm lodrat, por edhe veshjet dhe librat e tyre me bashkëmoshatarët e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, Thumanë, Laç, Lezhë dhe Shijak. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Durrës, ku dorezoi nje pjese te dhuratave per fëmijët e strehuar në hotele aty, ndërsa falenderoi të vegjlit e Tiranës që u solidarizuan me bashkëmoshatarët e tyre.

“Jam shumë i lumtur që fëmijët e Tiranës i kanë përgatitur dhuratat me gjithë zemër. Jo vetëm që kanë vënë ne kuti gjëra të vogla, stilolapsa, lodra, doreza, kapuça, por mbi të gjitha kanë vënë një pjesë të zemrës së tyre. Ndaj, sot jam krenar për të gjithë djemtë dhe vajzat e Tiranës, që kanë bërë të lumtur kaq shumë fëmijë, jo vetëm në Durrës, por edhe në Thumanë, Laç, Kurbin, Shëngjin, Shijak, Kavajë. Më vjen mirë që iu bashkova një pjese të “Operacionit Kutia” këtu në Durrës dhe mezi pres që sot në darkë të marrim raportet sesi kamionët me dhurata kanë shkuar nëpër të gjithë cepat, aty ku ka pasur nevojë për të bërë djemtë dhe vajzat tanë të lumtur. Ishte një gjë e vogël, por me zemër të madhe”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ai theksoi se këto momente janë dhe një mundësi për të ndihmuar, por edhe për të krijuar miqësi të reja mes fëmijëve të Tiranës dhe atyre të zonave të prekura. “Shpresoj shumë që nga këto dhuratat anonime, ku djemtë dhe vajzat e Tiranës i kanë derguar djemve dhe vajzave në zonat e prekura nga tërmeti, me shpresë do të lindin disa miqësi të reja, shoqëri, bashkëpunime të reja. Vërtet kjo ishte një fatkeqësi dhe një moment i vështirë, por jam shpresëplotë se çunat dhe gocat nëpër të gjithë Shqipërinë që u lidhën me “Operacionin Kutia” do të jenë ata që nesër do të drejtojnë këtë vend, këtë qytet, do të bëjnë punë të rëndësishme dhe do kenë filluar bashkëpunimet që në moshën e vogël kur bashkëmoshatarët e tyre kishin nevojë”, u shpreh Veliaj.

Fëmijët e kryeqytetit iu përgjigjën thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës për t'u bërë pjesë e “Operacionit Kutia” duke përgatitur secili prej tyre kutinë e dhuratave për fëmijët e zonave që u dëmtuan më rëndë nga lëkundjet e tërmetit të muajit të shkuar. “Operacioni Kutia”sipas bashkise synoi t’u vinte në ndihmë fëmijëve në zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në mënyrë që edhe ata të gëzojnë për festat e fundvitit si gjithë fëmijët e tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja