Jeni në hall se nuk keni shumë para për të bërë dhuratat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, apo është e kundërta: i keni paratë dhe nuk dini sesi t’i shpenzoni? Më në fund, gjithçka në Tiranë mund të gjendet në një zgjidhje të shpejtë dhe të grupuara në të njëjtin vend. Askush nuk t’i ofron këto kënaqësi ashtu sikurse do të mundet ta gjenit në dy qendrat tregtare më të mëdha në kryeqytet, në TEG dhe QTU. Të vendosura në dy anë të ndryshme të Tiranës, do t’ju kushtojë fare pak qoftë udhëtimi me makinë, qoftë edhe qëndrimi i këndshëm për disa orë, për të gjetur më të mirën për veten e sidomos për familjarët. Ndër më të lumturit janë fëmijët, të cilët nga fillimi i këtij viti muaji, nuk kanë reshtur së vizituari këto dy qendra, duke lënë prindërit e tyre t’u zgjedhin dhuratat në fshehtësi, e vetë, duke u argëtuar në hapësirat pa fund të festave të fundvitit, që kanë ofruar organizatorët e dy qendrave tregtare.

DHURATAT? PA FUND


Në të dyja qendrat tregtare, festat e fundvitit kanë filluar me një dekor madhështor dhe aktivitetet e përditshme të argëtimit për fëmijë e të rritur, e zbukurojnë dhe e bëjnë më të gjallë jetën e këtyre qytezave të vogla. Për fundjavë, aty mund të shpenzosh kohën e gjithë ditës, ndërkohë që organizatorët thonë modestisht, se nuk ua marrin të gjitha paratë. Aty gjen bar kafe, restorante, lojëra për fëmijë, oferta pa fund, ashtu sikurse mund të bëni shopping edhe për festat e krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në supermarketet e këtyre qendrave.

teg


“Jemi përpjekur këtë vit me ide të reja dhe që jo vetëm ia shtojnë vlerat festave, por afrohen shumë me qendrat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare. Natyrshëm jemi munduar që vizitorët tanë të kenë më shumë hapësira për të shpenzuar mirë kohën dhe paratë e tyre. Ne e dimë se mund të shpenzohet në çdo vend, por më mirë se në TEG dhe QTU, nuk do të gjesh askund. Nuk do të ketë kaos si vitet e tjera, por ndërkohë, uljet që kanë filluar dhe do të shtohen në fundvit, janë fantastike. Unë thjesht ju them: ejani dhe na vizitoni, qoftë edhe për një kafe. Jemi të bindur se nuk do të zhgënjeheni dhe aty do të merrni të paketuara, pse jo dhe poshtë pemës së krishtlindjeve, çdo dhuratë për të dashurit tuaj në këtë fundvit” thotë Dorina Troka, drejtuesja e zyrës së komunikimit të të dy qendrave tregtare. Dhe në fakt, TEG dhe QTU sjellin një risi krejt ndryshe nga vitet e tjera. Një KARTE DHURATE, është ideja surprizë që do t’ju bëjë ti kontrolloni mirë shpenzimet. Nuk do të keni mundësi të mos planifikoni me këtë kartë. Ato i përkasin vlerave 3000 lekë, 5000 lekë, 7000 lekë ose 10000 lekë. Të paktën, çdokush do ta dijë se e ka planifikuar më së miri buxhetin e tij. Kjo është edhe një mënyrë perëndimore për të prezantuar dhuratat, dhe që është e përhapur në qendrat tregtare anembanë botës. “Marrësi i kartës dhuratë mund ta shpenzojë vlerën në çdo dyqan të TEG apo QTU. Karta dhuratë që shitet në pikat Neptun TEG dhe Neptun QTU e bëjnë më të lehtë zgjedhjen e dhuratave për festa”, thotë Dorina.

MARKAT E NJOHURA


Gjigandi i elektronikes Neptun ka filluar që prej 15 Dhjetorit ULJET ME TE JASHTEZAKONSHME, ME FANTASTIKE TE VITIT. Një gamë e gjerë produktesh elektroshtepiake, televizore led, lavatriçe, frigoriferë, lap top, telephone, ipads etj vjen këtë fundviti me ulje në Neptun. Rrjeti TEG më shumë dhurata! më i madh i hipermarketeve Carrefour, pret keto ditë një lumë njerëzish jo vetëm nga Shqiperia, por edhe nga Maqedonia dhe Kosova, të cilët gjejnë nën markën franceze një gamë të gjerë produktesh dhe artikujsh me çmimet më të volitshme për të gjithë. Jumbo, mega dyqani i cili plotëson nevojat e të gjithë familjes, gëlon që në orët e para të mëngjesit nga konsumatorë të cilët blejnë dekoret e festave dhe dhurata nga më të ndryshmet. Markat e njohura si Prenatal dhe Okaidi ofrojnë një larmishmëri zgjedhjesh dhe dhuratash për mamatë e reja: bli një dhe të dytën e merr falas, apo ulje të ndryshme ne artikuj te selektuar kane bere qe keto dyqane te jene nder me te frekuentarat ne kete fundvit.

teg 1

(Shqiptarja.com)