SHBA ka falenderuar Shqipërinë përmes zëdhënësit të Pentagonit, nën Admirali John Kirby, për dhurimin e municioneve për Irakun për luftën kundër ISIS.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i Pentagonit nën Admirali John Kirby falenderoi Shqipërinë, e cila, tha ai, ka rënë dakord të ndihmojë në misionin për të furnizuar forcat kurde në Irakun e veriut.

Vendimi u përshëndet menjëherë dhe nga Italia e cila do të ndihmojë në transferimin e armëve dhe municioneve. “Në kuadrin e angazhimit të përbashkët në luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar dhe në bashkëpunim me Shtetet e përfshira në këtë operacion, pala italiane i garanton Autoriteteve shqiptare mbështetjen e dakordësuar duke ofruar suportin logjistik të nevojshëm për transferimin e armëve dhe municioneve”, thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga ambasada italiane në Tiranë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)