Për rrugëdaljen tonë nga ky qorrsokak, përgjigjen së pari duhet kërkuar duke trokitur në derën e diagnozës. Pastaj vijnë ilaçet.
Pas vitit 1999 kosovarët po e befasonin botën me entuziazmin e popullit, ndër më optimistët në botë, nga fitorja e lirisë aq shumë të ëndërruar. Porositë që na sillnin liderët e huaj aleatë, ishin se "lufta u fitua, por duhej fituar edhe paqja". Shumica këtë e kuptuam vetëm si një frazë kohe, pa e bluar shumë në mendje thellësinë e asaj kërkese miqësore. Lufta e paskrupullt për pushtet pa rregullat me elementare dhe për dominimin e sojit të paditur që kartë identiteti e kanë vetëm aftësinë për zhvatje, korrupsion dhe njollosje të çdo individi që mendon ndryshe, na përcolli si një mallkim. Pastaj UNMIK-u po konsolidohej duke na nxjerrë nga loja dalëngadalë me “vendimet administrative” që në asnjë shtet postraumatik nuk solli hair, por vetëm rrëmujë "të kontrolluar".
Shteti serb, tanimë po zhvillonte në Kosovë strategjinë për ta penguar shoqërinë e lodhur kosovare për shtetndërtim duke zbatuar strategjinë "Nxirr çdo ditë në opinion akuza kundër Kosovës, kërkesa, gënjeshtra dhe "prodhime të njohura" të luftës speciale duke e ngadalësuar hapin e çdo ecjes sonë të dëshiruar. Propaganda serbe është mobilizuar për ta dëmtuar imazhin e shqiptarëve.
Beogradi zyrtar dhe filialet e tij në Kosovë po punonin, e në po injoronim realitetin duke u marrë me njeri-tjetrin dhe interesa meskine, sepse ishim të bindur se mjaftonte vetëm se e drejta ishte në anën tonë!
Në mars të vitit 2004 pakënaqësitë e "popullit në vendnumërim" u manifestua duke mare kahje të gabuar, ku disa objekte të kultit dhe prona serbe po digjeshin nga një dorë shtytëse që ende mbështillet me disa mistere. Politikanët tanë edhe këtë herë u gjendën në boshllëk, por Serbia tashmë kishte kaluar në ekzekutimin e planit të saj, të cilin pala kosovare nuk ishte në gjendje ta kuptojë, e lëre më t’i kundërvihej si duhet.
Strategjia serbe për Kosovën mbeti agresive duke mos lënë kohë që të këndellemi. Beogradi non-stop nxjerr kërkesa, problem të qena e të paqena, siç i nxjerr magjistari lepujt nga kapela e tij e zezë. Kështu po ngjet tani 15 vjet, duke na mbajtur tërë kohën në defanzivë, sepse lufta për karrige dhe rehatimin e sojit të paaftë në çdo pore të pushtetit, kishin përparësi. Raportet me Brukselin, ku nuk jemi të barabartë me Serbinë u shndërruan strumbullar i vet jetës sonë të përditshme, kur pushteti i Kosovës harroi hallet ekzistenciale të punëtorit, bujkut, studentit, pensionistit por edhe të punësuarve. Në pamundësi për t’u përballur me këtë agresivitet gebelsian të Serbisë dhe varfërimit tonë të brendshëm, pushteti vazhdoi të lëshojë pe, pa e ditur se ku po futeshim, derisa serbët e dinin se ku po na fusnin.
Sot, pasojat po i ndjejmë të gjithë, si ne që kemi mbetur në Kosovë, ashtu dhe ata dhjetëra mijëra bashkatdhetarë tanë që ikin të zhgënjyer në Evropë në kërkim të një shprese të humbur në atdhe.
Është shumë më e vështirë të propozosh ndonjë zgjidhje të mençur se ta përkujtosh të shkuarën, por, megjithatë them se zgjidhja do të duhej filluar nga menaxhimi i pritjes se asaj pjese e të kthyerve nga kampet e Hungarisë e gjetiu, me një kërkim falje dhe reforma të shpejta sociale. Këto ndryshime nuk mund t’i bëjmë "masteret e shkollave të natës", por ekspertët e vërtetë e të gjitha profileve që janë dëshmuar në punë pa asnjë përkrahje nga "dora e ngrohtë partiake". Buxheti i Kosovës do të duhej të pësonte një "harakiri" kundër çdo privilegji të paarsyeshëm të njerëzve të veshur kat që llaptopët i mbajnë vetëm si dekor dhe mjet për aktivitete në mediat sociale, paaftësia e të cilëve na solli në ketë qorrsokak dhe në të mirë të shtimit të zërave buxhetor për shtresat e varfra, shëndetësinë e shëndoshë etj.
Tregu botëror i kapitalit ka para për të investuar edhe në Kosovë, por pakkush do të fusë para në një treg ku gati publikisht kërkohet "talli" i të fuqishmëve. Autostrada e Shkupit do të ndërtohej me koncesion, sikur të dinim t’i kërkonim të interesuarit, si e tëre bota normale, duke liruar kështu mjetet e mëdha buxhetore për zbutjen e problemeve tona sociale.
Ra ky mort i eksodit të përsëritur të popullsisë kur pushteti e kuptoi se Brukseli nuk të ndihmojë në kryerjen e detyrave të shtëpisë, kur je nxënës i dobët.
Ka ardhur koha e fundit të ndërrohet ose mësuesi ose nxënësi, sepse të gjithë do t'ia kthejnë shpinën ngelaqëve.
/Shqiptarja.com