Dialogu Kosovë-Serbi, Petkoviç: Bisedimin e nisim me Asociacionin

Dialogu Kosovë-Serbi, Petkoviç: Bisedimin e nisim me Asociacionin

Petar Petkoviç

Petar Petkoviç, Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka bërë me dije se në takim që do të mbahet të mërkurën pala serbe do të diskutojë do të fillojë me temën e mosformimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Sigurisht që do të jetë tema kryesore për ne. Ne gjithashtu do të flasim për të zhdukurit, sepse është çështje e rëndësishme që rëndon të dy palët dhe nuk është vetëm çështje politike por edhe çështje civilizimi” ka thënë Petkoviç.

Sipas tij, një nga temat që do të diskutohet do të jetë edhe marrëveshja për lirinë e lëvizjes, pasi disa zyrtarë janë ndluar të futen Kosovë, aty ku janë provincat serbe.

“Ju e dini që unë dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë jemi ndaluar ta vizitojmë provincën tonë jugore disa herë. Ne gjithashtu do të diskutojmë mbi sigurinë e serbëve, si dhe kthimin e personave të zhvendosur brenda vendit, e cila ishte tema e dialogut teknik vitin e kaluar”, tha Petkoviç.

Sipas raportimeve, Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takim me 6 dhe 7 korrik, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por jo në nivelin e lartë. Pas takimit të parë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priten takime mes delegacioneve të të dyja shteteve në Bruksel.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda