Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Nuk lejojmë një Ukrainë të dytë! Rama: Nuk kthehemi mbrapsht, Kurti më konstruktiv se më parë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Nuk lejojmë një Ukrainë të dytë! Rama: Nuk kthehemi mbrapsht, Kurti më konstruktiv se më parë

Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç hodhi poshtë mundësinë e një përplasje të madhe me Kosovën të ngjashme me pushtimin rus në Ukrainë.

Nga Italia, ku ishte në takim me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë Dimitar Kovaçevski, Vuçiç tha se do të bëjë gjithçka është e mundur që të shmangë përshkallëzimin e marrëdhënieve pasi mendon se nuk është në dobinë  askujt.  

“Por kundërpyetja ime retorike do të ishte gjithmonë, po mirë, çfarë duhet të bëjmë?! Të luftojmë më shumë?! Të zihemi më shumë?! Të kemi më shumë përplasje?! Të bëjmë një Ukrainë tjetër apo çfarë? Sepse shoh që ka shumë njerëz në Serbi, që do të donin të shihnin një përplasje të madhe a nuk di çfarë. Çfarë prisni nga ne?! Në qoftë se prisni nga ne që ta bëjmë këtë ngarkesë politike edhe më të madhe, edhe më të rëndë për të gjithë qytetarët serbë apo qytetarët shqiptarë?! Unë do të bëj maksimumin tim për ta shmangur dhe besoj se dhe Edi po bën të njëjtën gjë. Besoj në miqësinë e ardhshme në qytetarët shqiptar dhe serbë.”- tha Vuçiç.

Ndërsa kryeministri Edi Rama konfirmoi se çështja e Kosovës përbën mosmarrëveshjet më të mëdha të Shqipërisë me Serbinë. Kreu i qeverisë vuri theksin te normalizimi i marrëdhënieve, dialogu dhe lënia pas e së shkuarës ndaj s'duhet të kthehen mbrapsht. Bazuar në takimin që pati me Albin Kurtin në Tiranë, kryeministri Rama tha se ishte më i hapur e më konstruktiv se më parë.

 “Dialogu është në një pozitë tjetër sot dhe unë besoj fort se edhe pse të gjithë mund të marrin merita, mendoj që meritat u shkojnë qytetarëve të këtij rajoni dhe nevojës për të mos i çuar njerëzit në buzën e një humnere tjetër dhe më duhet t’iu them që jam takuar me kryeministrin Kurti para pak ditësh dhe pashë që ishte shumë më i hapur dhe konstruktiv sesa më parë. I thashë atij, ia thashë publikisht dhe e përsëris se është shumë e rëndësishme që të nxisim e të sigurohemi që si pjesa e Asociacionit dhe aspekti fetar i dialogut të garantohen 100% për qytetarët serbë në Kosovë që janë pakicë e duhen parë si urë e së ardhmes, jo si problem midis të gjithëve ne në të ardhmen”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama përsëriti se Kosova ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë për të ecur përpara dhe njëfarësoj për ta lënë pas krahëve të shkuarën.

Kujtojmë se më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiç pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian Në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të pranuar parimisht  gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:47
Rama: Mosmarrëveshjet e mëdha me Serbinë i kemi për Kosovën! Kurti më i hapur e konstruktiv se më parë, të lëmë pas të shkuarën

 

Kryeministri Edi Rama tha se mosmarrëveshjet më të mëdha të Shqipërisë dhe Serbisë janë kur flitet për Kosovën. Teksa përmendi takimin që pati disa ditë më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Rama tha se ishte më i hapur e më konstruktiv se më parë ndërsa dha mesazhin që të lënë pas të shkuarën për të arritur normalizimin e marrëdhënieve.

“Nëse do të vazhdonim të mos i flisnim njëri-tjetrit e të qëndronim në barrikadat e së shkuarës, sot mund të kishim qenë në një pozicion shumë të keq me të gjitha krizat që janë shpalosur vetëm në kufijtë e Evropës. Natyrisht kemi një mosmarrëveshje të madhe apo një distancë mjaft e madhe kur bëhet fjalë për atë që ju e quani Kosova e Metohia dhe unë e quaj Kosova. Kjo është arsye për të folur më shumë.

Edhe procesi i normalizimit është në një tjetër pozitë sot. Besoj fort se edhe pse të gjithë mund të marrin merita, mendoj që u shkojnë qytetarëve të këtij rajoni dhe nevojës për të mos i çuar njerëzit në buzën e një humnere tjetër. Jam takuar me Kurtin para pak ditësh dhe është më i hapur e konstruktiv se më parë.

I thashë dhe e përsëris se duhet të nxisim e të sigurohemi se si Asociacioni dhe aspekti fetar i dialogut garantohen 100% për qytetarët serb në Kosovë që janë pakicë dhe duhen parë si urë e së ardhmes, jo problem mes të gjithëve ne në të ardhmen. Këto nuk janë më tabu de i thashë që ka mbështetjen tonë të plotë për të ecur përpara e për të lënë pas krahëve të shkuarën. Jemi këtu për prodhuesit tanë që është shumë më tepër se një produkt, është emir i një vendi. Jemi me ta për t’iu hapur dyert e një prej panaireve më të mëdha.

Do të doja të bëja më shumë dhe siç e tha Dhimitri, duam të bëjmë më shumë me panairin e bukës dhe verërave, fëmijët, artin e kulturën dhe të gjithë të përfshihen. Panairi i Verërave është për të gjithë prodhuesit dhe nëse prodhues nga Franca, Italia apo Australia, atëherë pse prodhuesit nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja jo? Duhet të ecim në këtë drejtim dhe më besoni që me të gjitha problemet e patriotët me të cilët na është dashur të merremi dhe nuk janë patriot se për të dashur vendin e vet s’duhet të urresh e të djegësh dikë tjetër, jemi në pozicionin më të mirë ku duhet të jemi.

Jam shumë i lumtur të kemi SHBA e BE që japin merita për procesin e Berlinit”, tha Rama.

Ora 18:42
Vuçiç pyetet për Kosovën: Çfarë prisni një Ukrainë të dytë? Do bëjmë ç’është e mundur bashkë me Edin të shmanget një konflikt

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është pyetur për ngërçin e politikës së jashtme në Kosovë. Vuçiç u shpreh se nuk ka arsye që ta shohim me pikëpamje agresive procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç tha se nuk është koha, as e frytshme të ketë një përplasje të dytë, nuk është në dobi të askujt.

“Po, ne nuk biem dakord për një sërë çështjesh sidomos për këtë. Por, unë nuk qortoj Edin, se ai nuk e bën këtë me mua. Ne mund të përgënjeshtrojmë veprimet e njëri-tjetrit por ‘s’bëjmë përplasje për bashkëpunim. Ekonomia eshtë themeli real. Jam krenar që shqiptarët ndihen të sigurt, të siguruar dhe mjaft të mirëpritur. Është e njëjta gjë kur serbët ikin në Shqipëri. Po mirë, çfarë do bëjmë? Të zihemi, të bëjmë një Ukrainë tjetër apo çfarë? Shoh se ka shumë njerëz që presin të shohin një përplasje të madhe? Çfarë kërkoni nga ne? Do bëj maksimumin tim për ta shmangur, edhe Edi po bën të njëjtën gjë. Është e lehtë të flasësh, ne i dimë dallimet tona dhe jetojmë me to. Besoj në miqësinë e ardhshme në qytetarët shqiptar dhe serbë.”- tha Vuçiç

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 03/04/2023 02:19

    O Edvin shkjau shqipfolës ti Kosovën nuk do e perjetosh kurr nën serbi, ashtu si e ke futur Shqipërin në federat me me serborus

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja